Pas nominimit për Oscars, si dhe premierës në Tallin, tre ditët e fundit edhe publiku nordik ka shijuar filmin “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” të regjisorit Gentian Koçi, si pjesë e festivalit më të madh skandinav, Göteborg Film Festival.
“Lidhja e palëkundur e dy vëllezërve binjakë shurdhëmemecë çoi në hyrjen tejet të ndjeshme të Shqipërisë për në Oscar”, u cilësua filmi nga programuesi Niclas Goldberg.
Filmi “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”, që u shpall fitues në garën dhe me të tjera prodhime kinematografike është realizuar në bashkëprodhim me Maria & Mayer (Portugali), Graal Films (Greqi) dhe Added Value Films (Kosovë).
Filmi është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, RTSH, Qendra Greke e Filmit, Televizioni Publik Grek, Qendra Kinematografike e Kosovës, Instituti Portugez i Kinemasë dhe Audiovizualit, Eurimages, Media-Creative Europe dhe Bashkia e Tiranës.
“Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”, me regji e skenar të Gentian Koçit është film kandidat nga Shqipëra për çmimet “Oscars”./Katror.info