Filmi i metrazhit të gjatë “Okarina” me regji të Alban Zogjanit, ka shfaqur premierën botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Indi.
Ky film me përmbajtje të historive të patreguara shqiptare, ka zënë vend mes shtatë debutimeve më të mira në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Indi.
”Në Indi, “Okarina” ka shpalosur një histori të patreguar shqiptare, emocione të pafolura e të “panjohura” për kohën në të cilën na rikthen dhe reformim “moral” të nxitur nga dëshira të fshehta e të shtypura. Dëshira për jetë më të mirë larg atdheut, rezulton në transformimin e papritur të një familjeje që mundohet ti qëndrojë besnike asaj çfarë ka njohur deri tani, të ndikuar nga tundimet e paparashikuara në të cilat hasin përgjatë rrugës së tyre”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kinematorafike të Kosovës.
Sipas njoftimit, kategoria e “Debutimit më të mirë” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Indi përfshin realizime ndërkombëtare e indiane të cilat shquhen si e ardhmja e kinemasë, ndërsa nominimi në kategori të tillë është dëshmi e cilësisë, rëndësisë dhe hapësirës që një krijim filmik zë në këtë industri.
Ekipi bashkëpunues i këtij projekti përbëhet nga:
· Rita Krasniqi, Producente
· Dren Zherka, Bashkë-producent
· Alban Zogjani, Regjisor
· Albana Muja, Skenariste
· Jon Saqipi, Montazher
· Alex Bloom, Drejtor i Fotografisë/Producent
· Samer Agolli, Kompozitor
Dhe falenderimi shkon poashtu për aktorët që sollën në jetë këtë histori:
· Jehon Gorani
· Shengyl Ismajli
· Kastriot Shehi
· Flaka Latifi
· Rina Krasniqi
· Arta Selimi. /Katror.info
Përgatiti:
