Fituesi i fundit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hewick, u përball me një mirëseardhje të ngrohtë teksa hyri në pijetoren e tij lokale të hënën në mbrëmje.
Hewick bëri bujë në mbarë botën kur fitoi Grand National të SHBA muajin e kaluar. Si rjedhojë e kësaj, ai u dërgua në The Pint Depot në County Carlow për të festuar.
Kali 7 vjeçar u soll në pijetoren lokale nga trajneri Shark Hanlon. Ai u pa gjithashtu duke pirë një Guinness në një bar në Irlandë përpara se të nisej për në shtëpi, shkruan Daily Mail.
Të pranishmit u habitën kur panë Hewick duke hyrë nga dera të hënën në mbrëmje dhe nxorën telefonat e tyre për të regjistruar momentin.
Trajneri Hanlon u dëgjua duke bërtitur ‘a mund të marr një gotë me Guinness tani?’ ndërsa ai mori rrugën për në lokal me Hewick.
Hanlon madje e la Hewick-un të pijë nga gota e tij përpara se të ngrejë dolli me pjesën tjetër të pijetores./Katror.info