Një nënprojekt që ka të bëjë me artin ka filluar në Komunën e Vushtrrisë.
Nënprojekti quhet “Ekspozitë në pëlhurë: Kujtimi i shenjtë ne peisazh, na gjeni në kopshtin e ngjyrave” aktivitet që po realizohet për herë të parë në Vushtrri.
Pjesëmarrës mund të bëhen të gjithë të rinjtë e interesuar nga grup-moshat 15-24, nga komuna e Vushtrrisë.
Aplikimi mund të bëhet duke klikuar në këtë link.
Afati për aplikim është i hapur nga data: 11.09.2022 deri më 18.09.2022 në orën 16:00
Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar! Nxitoni.
Të gjitha shpenzimet për pjesëmarrësit janë të mbuluara nga organizatori./Katror.info