Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore të rëndësishme në Kampionatin Evropian U19 për hendbolliste që po mbahet në Prishtinë, shkruan Federata e Hendbollit të Kosovës në Facebook.
Sonte (e hënë) vajzat hendbolliste fituan ndaj Britanisë së Madhe me rezultat 28:21.
”Fitorja erdhi pas dy disfatave, ndërsa do të shërbejë për të rritur besimin në Kombëtare për vazhdimin e Evropianit. Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, ndërsa më pas Kombëtarja kosovare nisi shkëputjen në rezultat. Pas pjesës së parë rezultati ishte 13:11 në të mirë të Kosovës. Në pjesën e dytë Kombëtarja jonë vazhdimisht ishte në epërsi. Britania e Madhe u afrua në 20:19, por pasoi shkëputje tjetër”, thuhet në shkrimin e publikuar nga Federata e Hendbollit të Kosovës, në Facebook.
Ndërkaq, këtë të enjte Kombëtarja kosovare do të luaj me Finlandën. /Katror.info