Fitues i fundit i lotarisë ‘EuroMillions’ arriti një nga çmimet më të mëdha të mundshme. Por, në vend që t’i shpenzojë paratë për jahte, pallate dhe rroba të bukura, ai po jep pjesën më të madhe të pasurisë së tij për të shpëtuar planetin.
Burri, i njohur si ‘Guy’, kishte shans një në 140 milionë për të gjetur kombinimin e duhur dhe për të fituar çmimin e parë prej €200 milionë euro. Nuk dihet shumë për identitetin e tij, mirëpo ajo që dihet është se ai po përdor pasurinë e tij për përmirësimin e mjedisit.
Megjithëatë, Guy nuk i dha të gjitha paratë e tij për bamirësi. Ai i lejoi vetes luksin për të pasur një rezidencë pushimi dhe për të udhëtuar nëpër vende. Ai thuhet se vazhdon të shijojë të njëjtat gjëra, duke përfshirë kalimin e kohës me familjen e tij dhe shëtitjen nëpër pyll.