Në mëngjesin e sotëm kanë nisur reshje të lehta bore në Prishtinë. Ndësa Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje.
Sipas IHMK-se në viset e larta parashihen reshje bore, ndërsa ne viset e ulëta pos rigave te shiut, në shumë zona parashihen edhe reshje bore.
Temperaturat minimale pritet të jenë nga -1°C deri 1°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 1°C deri në 4°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1- 9m/s. / Katror.info