Xhudistja kosovare Flaka Loxha është renditur e shtata në Grand Prix “Almada 2023” të Portugalisë. Ajo ka marrë edhe 182 pikë olimpike Paris 2024, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.
Xhudistja kosovare shënoi dy fitore dhe një tjetër e kaloi pa luftë në kategorinë -57 kg.
Nesër dhe pasnesër garojnë: Laura Fazliu, Loriana Kuka, Shpati Zekaj dhe Dardan Cena./Katror.info