Kompozitori Memli Kelmendi, njofton se me datën 10 Shkurt, Kori Siparantum do të ngjitet në skenën më të rëndësishme të muzikës në botë, Berlin Philharmonie, shkruan KultPlus.
Filharmonia e Berlinit i përkushton për herë të parë një koncert të plotë muzikës nga Kosova, me korin Siparantum.
“Me datën 10 Shkurt, Kori Siparantum do të ngjitet në skenën më të rëndësishme të muzikës në botë, BERLIN PHILHARMONIE. Filharmonia e Berlinit i përkushton për herë të parë një koncert të plotë muzikës nga Kosova, me korin Siparantum. Gjithë shqiptarët që jetojnë në Gjermani, nuk duhet të humbasin këtë koncert”, shkroi Memli Kelmendi në rrjetin social Facebook.
Linku i blerjes së biletave:
- Përfitoni discount duke përdour kodin (me të mëdha): SIPARANTUM
Kori Siparantum është një nga ansamblet kryesore bashkëkohore shqiptare. Turne koncertesh në shumë vende evropiane dhe ftesat në festivale kryesore muzikore e kanë themeluar ansamblin si ambasador kulturor për Republikën e Kosovës.
“Nga Bjeshkët – Musik aus dem Kosovo”, Siparantum Choir (Kosovo) & Gäste”, shkruan Kelmendi, duke njoftuar se së shpejti do të vijnë me detaje të tjera. /Katror.info