katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Vetëm një zjarr aktiv të dielën në Kosovë
    1 hour ago
    Bizneset kërkojnë politika të mirëfillta për zhvillim
    2 hours ago
    Hyn në fuqi masa e përkohshme e Kushtetueses ndaj deputetëve
    2 hours ago
    Moti sot në Kosovë
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Rritje e ndjeshme e interesimit për blerje të patundshmërive në Kosovë
    1 hour ago
    Ministria e Arsimit pritet t’i subvencionojë prindërit për blerjen e librave shkollorë edhe këtë vit
    1 hour ago
    Edhe këtë vit ndjekësit e Sunny Hill do të kenë transport falas me Trafik Urban 
    1 hour ago
    Drin Shaqiri me super-debutim me NAVI-n në CS
    1 hour ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    John Williams, kompozitori që i dha tingull frikës, trishtimit, hapësirës, luftës dhe përrallave
    2 hours ago
    Del në ankand kitara e Jimmy Page të ”Led Zeppelin”
    2 days ago
    Zëri që shëtit botën me “Messiah” takon në Kosovë këndimin e thellë
    2 days ago
    Dua Lipa emocionon fansat me një video në shqip para nisjes së ‘Sunny Hill’
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    1 day ago
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    6 days ago
    Niveli i ri i Inteligjencës Artificiale: ChatGPT vepron dhe vendos për ty
    6 days ago
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Bota “fiksohet” pas çajit të gjelbër japonez
    1 hour ago
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 weeks ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Parisi shpallet qyteti më i mirë në botë për çiklizëm
    23 hours ago
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    2 days ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    4 days ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Florian Hoxha, ylli i ri dardan që ka filluar shkëlqimin te Grasshoppers
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Sporti n'Katror

Florian Hoxha, ylli i ri dardan që ka filluar shkëlqimin te Grasshoppers

Last updated: 10/12/2023 2:58 PM
201 Shikime
Shpërndaje
Foto: Telegrafi

Florian Hoxha është emri i ri nga futbollistët shqiptarë që ka filluar të lë gjurmë në Superligën e Zvicrës me fanellën e gjigantit helvetik, Grasshoppers.

Skuadra më e trofeshme zvicerane, Grasshoppers ka qenë shtëpi e futbollistëve shqiptarë ndër vite, ku shumë nga ta kanë lënë gjurmë të pashlyeshme te kjo skuadër dhe vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë.

Njëri nga ta sot është edhe Florian Hoxha, mbrojtësi i majtë nga Kosova që ka lindur dhe është rritur në Zvicër.

Mundesh me e lexu edhe…

Vetëm një zjarr aktiv të dielën në Kosovë

22-vjeçari ka kaluar të gjitha grupmoshat te GC, por vetëm tani ka filluar të shkëlqejë pas një fillimi jo aq të mirë ku u përballë edhe me disa lëndime.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në një intervistë për Telegrafin, Hoxha flet për vështirësitë në fillim të karrierës, por ai ka një karakter shumë të fortë që nuk dorëzohet në asnjë moment dhe tani ka fituar vendin në formacionin bazë të klubit bardhekaltër.

“Fillimi ishte i vështirë për mua. Pavarësisht çdo gjëje që ka ndodhur për mua gjëja më e rëndësishme është të mos humbas objektivin që kam në mendje. Fakti që tani shoh se sa shumë gjëra po rriten edhe po realizohen, më bënë të bëhem më i fortë dhe të besoj më fort në qëllimet e mia”.

“Unë jam shumë falënderues për të gjithë dhe gjithçka që më ka sjellë deri këtu. Lëndimet dhe gurët gjatë rrugës time janë gjëra që nuk më sjellin rrëzojnë, por më bëjnë më të fortë për të vazhduar tutje”, thotë Hoxha për Telegrafin.

Në gjashtë ndeshje këtë edicion, Hoxha ka realizuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër, por ajo që e dallon atë është edhe loja shumë e fortë në defensivë, ku ka blinduar krahun e majtë të mbrojtjes së Grasshoppersit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ky sezon ishte diçka shumë i veçantë për mua. Kur e krahasoj veten nga fillimi i vitit e deri më tani, vërej se janë hapur shumë dyer. Paraqitjet e mia në lojë dhe ndërveprimi ynë si ekip më forcojnë dhe besoj fort se ky është vetëm fillimi”, vazhdon tutje Hoxha.

Suharekasi thotë se objektivi i tij është të vazhdoj të jetë një titullar te GC, derisa synimi i tij është të jap gjithmonë maksimumin për të arritur objektivat që kanë.

“Objektivi im për këtë sezon është që të qëndroj titullar në ekipin të GC dhe që do mundem të vazhdoj edhe shumë sezone të ardhshme ne këtë ekip. Do mundona gjithmonë të jap maksimumin edhe ta mbështes ekipin tim. Objektivi i klubit është që të marrim mjaftueshëm pikë në ndeshjet që kemi para dhe të vazhdojmë me këtë formë të lartë”, thotë Floriani.

Në ekipin legjendar me seli në Zurich, kapiten është legjenda e Kombëtares së Shqipërisë, Amir Abrashi. Për Hoxhën është një nder që ka kapiten Abrashin në ekip një futbollist që e ka mbështetur shumë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Kur kam qenë fëmijë gjithmonë i kam ndjekur ndeshjet e Amirit me Kombëtaren, por edhe me Grasshoppersin. Për mua është një nder i madh që kam kapiten një futbollist si Abrashi që është edhe një njeri i jashtëzakonshëm. Të kesh një bashkëkombës kapiten në ekip është gjë e bukur dhe Amiri më ka ndihmuar shumë që të zhvillohem me potencialin që kam”, tha Hoxha.

Objektivat e klubit legjendar zviceran janë që të përfundojnë në top gjashtë vendet e para, ku pastaj kampionati ndahet në dy faza me ekipet që luftojnë për garat evropiane dhe ato për mbijetesë.

Hoxha thekson se qëllimi është të jenë në pjesën e epërme të tabelës dhe fitorja e fundit 0-1 në udhëtim te Baseli i rrit gjasat për një gjë të tillë.

“Unë dhe ekipi im do të mundohemi me dhënë maksimumin për të përfunduar në gjashtë pozitat e para dhe shpresojmë që të vazhdojmë me fitore edhe në ndeshjet e ardhshme. Pa disiplinë në stërvitje nuk mund të arrijmë objektivin që kemi, kjo do të thotë se bashkëpunimi brenda ekipit dhe vetëm kjo do të na sjell fitoret”, vazhdon Hoxha.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Krejt në fund ylli i ri dardan flet edhe për Përfaqësuesen e Kosovës, ku ai ka qenë pjesë e grupmoshave deri në 21 vjeç.

Anësori këmbëshpejtë thotë se ka qenë nder dhe krenari për të që ka veshur fanellën e Kosovës, derisa shpreson që sa më shpejt ta bartë edhe atë të Përfaqësueses A ku nuk është befasi që në mars të jetë në listë falë formës së shkëlqyer që po kalon.

“Për mua është nder dhe krenari që kam veshur fanellën e Kosovës. Është një moment i veçantë ta bartësh atë fanellë dhe shpresoj që së shpejti ta përjetoj sërish atë ndjenjë që është më e bukura”, përfundoi mbrojtësi i majtë për Telegrafin.

Hoxha ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e Grasshoppers, derisa në vitin 2021 ai është graduar në ekipin e parë. Ndeshja e tij e parë me ekipin e parë ishte pikërisht në derbi ndaj Zurichut më 21 gusht të vitit 2021. /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:florian hoxhagrasshoppersSporti n'Katrortop1tophome2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Edhe Kanye West shfaqet me bluzë me simbolin e shqiponjës
Artikulli i ardhshëm Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Sporti n'Katror

Ron Raçi transferohet te klubi kroat

1 Shikim
Sporti n'Katror

Jashari një hap larg transferimit te Milani

8 Shikime
Sporti n'Katror

Ka rinovuar kontratën me Mallorcan, Vedat Muriqi zbulon se sa fiton

17 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?