Hapet fabrika që do të punësojë vetëm persona me aftësi të kufizuara.
E financuar nga Fondacionit Golden Eagle sot po hapet një fabrikë e vogël por e madhe per misionin që ka, do të punësojë vetëm persona me aftësi të kufizuara.
Kështu është bërë e ditur nga ”Fondacioni Golden Eagle” në Facebook, përmes një postimi.
”Në këtë fabrikë sot nuk është numër i madh i të punësuarëve, por do të del numër i madh i produkteve. E për tu rritur numëri i të punësuarve këtu, duhet mbështetja e institucionëve, bizneseve dhe qytetarëve, duke i blerë këto produkte të cilat nga sot do të jenë në tregun e Kosovës, dhe shumë shpejt do të jenë në ato të rajonit e Europës”, thuhet në këtë postim.
Pjesë e hapjes së kësaj fabrike ishte edhe presidenta e vendit, Vjosa Osmani./Katror.info