Forbes Magazine ka publikuar numrin e ri të revistës me titull: “50 over 50”, në të cilin prezenton 50 gra suksesshme të moshës 50+, ndër to është edhe Maggie Smith e cila ka luajtur rolin e profesoreshës McGonagall në filmat e Harry Potter.
Smith e cila është 89 vjeçe, ka një karriere prej shtatë dekadash dhe ka luajtur në më shumë se 100 filma, seri televizive dhe prodhime skenike.
Sipas kësaj reviste Karriera e Smith-it arriti lartësi të reja në të gjashtëdhjetat e saj pasi ajo u luajt si Minerva McGonagall në serinë e suksesshme të Harry Potter; ajo e avancoi statusin e saj si një emër i njohur global me shfaqjet në Doënton Abbey dhe The Best Exotic Marigold Hotel.
Së fundmi, Smith luajti si fytyra e markës luksoze e modës Loewe’s në një fushatë para-koleksioni të vitit 2024.
Ndër të tjerë emra grash të suksesshme është edhe Stella Mccartney e 48 gra të tjera që i përkasin fushave të ndryshme si: moda, arti e të tjera./Katror.info