Pas paraqitjeve befasuese të grupit në baret e Londrës vitin e kaluar, interpretuesit e “American Idiot” u shfaqën në një stacion metroje të Nju Jorkut këtë javë. Moderatori i “The Tonight Show”, Jimmy Fallon, iu bashkua atyre në përpjekjen për të tërhequr vëmendjen ndaj albumit të ardhshëm dhe turneut mbështetës të Green Day.
Në stacionin Rockefeller Center, grupi Green Day dhe Fallon mbanin kostume – paruke me flokë të gjata, flokë artificialë në fytyrë, syze dielli dhe kapela. Përderisa turma rritej në numër, Fallon, Billie Armstrong, Mike Dirnt dhe Tré Cool e shfaqën veten e tyre, duke prezantuar versionet akustike të hiteve të Green Day: “Basket Case”, “American Idiot” dhe një këngë nga albumi i tyre i ri, “Look Ma, No Brains”, raporton Los Angelos Times.
Grupi do të nisë turneun e tij në maj, duke filluar në pjesën evropiane, në Spanjë. Turneu përfshin disa ndalesa në Kaliforni në shtator, në Stadiumin SoFi të Inglewood, Petco Park në San Diego dhe Oracle Park në San Francisko. Grupi njoftoi të mërkurën se shfaqjet e tij do të përfshinin performancat e albumeve hit “Dookie” dhe “American Idiot” në tërësinë e tyre./Katror.info