Efektivë të forcave speciale nga Shqipëria, Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kroacia zhvilluan dje një stërvitje të përbashkët, me qëllim forcimin e aftësive ndërvepruese dhe operacionale, si dhe shkëmbimin e përvojave mes forcave aleate dhe partnere.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral-lejtnant Arben Kingji, shprehu urimet më të përzemërta për gjithë personelin e Forcave Speciale, me rastin e 27-vjetorit të krijimit të tyre.
“Forcat Speciale përfaqësojnë profesionalizmin, përkushtimin dhe dinjitetin më të lartë të Forcave të Armatosura, dhe janë një burim krenarie kombëtare. Faleminderit për shërbimin dhe kontributin tuaj të çmuar në mbrojtje të sigurisë kombëtare dhe vlerave të Aleancës”, ka shkruar ai në një postim në Facebook. /RTK/Katror.info