katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    24 hours ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    1 day ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    2 days ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    2 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    24 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    1 day ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    1 day ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    1 day ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    2 days ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    2 days ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    3 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    5 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    5 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    5 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    7 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “Forever Young” nga Alphaville – Himni i një brezi që jetoi mes frikës dhe shpresës
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

“Forever Young” nga Alphaville – Himni i një brezi që jetoi mes frikës dhe shpresës

Last updated: 02/03/2025 10:33 AM
130 Shikime
Shpërndaje
Alphaville, "Forever Young"

Alphaville është grup gjerman që u shfaq në fund të manisë synth-pop dhe pato ndikim gjatë pjesës së parë të viteve ’80. Bernhard Lloyd dhe Frank Mertens luanin në tastiera, ndërsa Marian Gold ishte vokalist. Ata debutuan me albumin “Forever Young” (Përgjithmonë i ri) në vitin 1984.

Kënga me të njëjtin titull ishte e treta e publikuar nga albumi dhe, megjithëse arriti vetëm në vendin e 65-të në listat e Billboard-it, ajo mbeti ikonike për ndjesinë dhe mesazhin e saj.

“Forever Young” është një simbol i një periudhe sfiduese për njerëzimin dhe shpreh pikëpamjet e asaj gjenerate mbi botën, historinë dhe pritshmëritë e saj për të ardhmen.

Alphaville – Forever Young (Official Music Video)

Mundesh me e lexu edhe…

Temperatura të larta sot në Kosovë

Me zërin e dëshpëruar të Marian Gold, ‘Forever Young’, bëhet epike dhe prekëse, pikon trishtim dhe nuk dështon kurrë ta bëjë dëgjuesin të reflektojë me nostalgji mbi jetën dhe humbjen e saj.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pa dyshim në këtë album, Alphaville qëndrojnë pas teksturave kristalore teutonike dhe ritmeve masive që e përshkojnë atë, por aftësia mbresëlënëse e vokalistit Marian Gold për të trajtuar pasazhe të pasionuara dhe të larta nënkuptonte se albumi do të kishte një tërheqje globale. Në të vërtetë, me hitin e parë nga albumi “Big in Japan” dhe mandej me hitet tjerë nga albumi “ Sounds Like A Melody” dhe “Jet Set” ata merituan vlerësim të mirëfilltë nga dëgjuesit por me ndryshimin prekës e melankolik të ritmit në këngën “Forever Young,” Gold dhe kompania arritën një formulë magjike që prodhoi një album me melodi jashtëzakonisht tërheqëse, të cilat pothuajse mund të shërbenin si përkufizime të pastra të zhanrit Synth-pop. Ritmet dhe tingujt godasin drejtpërdrejt shqisat, duke u ngulitur në mendjen e dëgjuesit.

Kënga “Forever Young” ka të bëjë me Luftën e Ftohtë, veçanërisht me periudhën e viteve 1980. Kënga flet për të jetuar dhe rritur me frikën e një asgjësimi bërthamor të mundshëm në çdo moment.

“Le të vallëzojmë me stil, le të vallëzojmë pak. Parajsa mund të presë…Duke shpresuar për më të mirën, por duke pritur më të keqen. Do ta hedhin bombën apo jo?”

Këto vargje na përçojnë terë realitetin e të jetuarit në maksimum dhe shfrytëzimit të çdo momenti, pasi jeta mund të përfundojë papritur, pa paralajmërim dhe jashtë kontrollit tonë. Kënga gjithashtu përmend garën e armatimeve dhe pasojat e saj katastrofike:

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“A mund ta imagjinoni kur të fitohet kjo garë?” thotë më tutje dhe thekson kritikën për udhëheqësve të SHBA-së dhe BRSS-së në atë kohë, duke i portretizuar ata si të papërgjegjshëm me vargjet:

“Duke lavdëruar liderët tanë, ne po harmonizohemi me muzikën që luhet nga njerëzit e çmendur.”

Kënga aludon se, ndonëse qytetarët ndjekin udhëheqësit e tyre, ata duhet të vetëdijësohen se këta mund të jenë të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm.

Kënga thekson se, pavarësisht dallimeve mes kulturave dhe ideologjive, të gjithë janë të bashkuar në fatin e përbashkët – dhe në rrezikun e zhdukjes nga një luftë bërthamore.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Disa janë si uji, disa janë si vapa,,,,Herët a vonë, të gjithë do të zhduken. Pse nuk mbesin të rinj?”

Në fund, kënga shpreh trishtimin për të ardhmen e humbur të njerëzimit:

“Ka kaq shumë aventura që nuk mund të ndodhin sot.

Kaq shumë këngë që harruam t’i këndonim.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kaq shumë ëndrra të paqarta të rrezikshme, ne lejuam të realizohen.”

Kjo përfaqëson humbjen e mundësive, ëndrrave dhe jetëve të reja që kurrë nuk do të ndodhin nëse ndodh një katastrofë bërthamore, ndërsa ne i kemi lënë ëndrrat e njerëzve të çmendur të bëhen realitet.

Fillimisht lirika e këngës ishte më e ashpër dhe më direkte. Marian Gold fillimisht shkroi vargun e tretë për të ngjallur një “ndjenjë fashiste” të adhurimit të turmës:

Mund ta imagjinoni se si e fituam luftën?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Zonja e vogël fashiste, e cila të do shumë

Duke ndjekur liderin e saj, ajo po përshtatet

Me muzikën që luhet nga të çmendurit

Megjithatë, për versionin përfundimtar, drejtuesit e kompanisë diskografike kërkuan një ndryshim, duke rezultuar në:

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Mund ta imagjinoni kur të fitohet kjo garë

Kthejini fytyrat tona të arta drejt diellit

Duke lavdëruar udhëheqësit tanë, ne harmonizohemi

Me muzikën që luhet nga njeri i çmendur.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Padyshim, kënga bëhet më reale dhe e sinqertë edhe për shkak të vendit nga vjen, Gjermania, që, përveç ngarkesave të dy luftërave botërore me pasoja gati apokaliptike për të, asokohe ishte në mes të Luftës së Ftohtë dhe e ndarë mes Perëndimit dhe Lindjes, me armiqësi ideologjike të paparë mes vetë popullit gjerman me një Berlin të ndarë si arenë e propagandës të tmerrshme. Njerëzit ishin vërtet të frikësuar dhe shumë të vetëdijshëm për mundësinë e luftës bërthamore. Ata ishin dëshmitarë të shumë gjërave të tjera kulturore, si filmi “The Day After” ose kënga “Russians” e Sting, apo edhe “Ask” e The Smiths (“Nëse nuk është dashuria, atëherë është bomba që do të na bashkojë”). Në vitet ’80, “bomba” kuptohej qartë si një bombë atomike.

Gjermani, epoka e Luftës së Ftohtë

Kënga edhe pa ngjyrimet e apokalipsit bërthamor, është ende e trishtueshme, pasi tregon pashmangshmërinë e vdekjes. Është përzierja perfekte e një kënge të bukur, që është edhe më e bukur sepse është e trishtueshme dhe tregon shkurtësinë e jetës dhe nevojën për të provuar dhe përmbushur mundësitë e saj të mira.

Por, si është e mundur që një këngë e tillë të na ngulitet lehtë në mendje, edhe pse nuk është baladë romantike, që zakonisht i mbajmë lehtë në mend?

Në një intervistë për një revistë të fansave të Alphaville në vitin 2014, Gold shpjegoi se teknika e tij e shkrimit të teksteve për “Forever Young” përfshinte disa përmbledhje të pjesëve të njohura në një tërësi të paparashikueshme.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Marian Gold

“Ajo që mua personalisht më duket shpesh intriguese është të lexoj pa qëllim tituj filmash ose librash dhe t’i rregulloj ato sipas frymëzimeve të papritura,” tha ai.

“Një shembull i spikatur për këtë është ‘Forever Young’. ‘Qielli mund të presë’, ‘Diamantet janë përgjithmonë’, ‘Ne po shikojmë qiellin’, e kështu me radhë, janë të gjitha pak a shumë citate nga filmat. Pjesa krijuese është t’i vendosim ato në një mjedis të ri, ku ato ndryshojnë mrekullisht kuptimin e tyre në drejtimin e dëshiruar për të transmetuar ndjenjat dhe mendësinë.” Nuk ka asnjë gjurmë ironie në vokal, në të vërtetë, sinqeriteti i pastër dhe i dhembshëm i këngës është një nga karakteristikat e saj më të dashura dhe një arsye e mirë pse ajo ka dëgjues gjithë këto vite. Me dëgjimin e këngës, i besohet këngëtarit dhe e rrënjosni atë në përpjekjen e tij për të qenë ‘Përgjithmonë i ri’, ndërsa melankolia e natyrshme vjen nga fakti që kjo nuk është e mundur. Sepse kënga eksploron pyetjet se kush do të dëshironte të jetonte përgjithmonë nëse nuk do të kishte mbetur asgjë për të shijuar, plus dëshirën për të ruajtur rininë.

Videoklipi i këngës përcjell simbolikat dhe mesazhin e saj. Ai hapet me pamjen e qiellit të mbushur me yje, ku paraqitet një portal në formë diamanti që na çon në një sallë (Holloway Sanatorium në Virginia Water, Surrey, Angli) në një situatë post-apokaliptike. Videoja tregon grupin duke performuar, ndërsa një numër njerëzish të mbijetuar dhe të trishtuar nga lufta, të mbuluar me rroba të vjetra, duke filluar nga fëmijët e deri te të moshuarit, zgjohen për të vëzhguar grupin që interpreton këngën. Të gjithë ata magjepsen nga kënga dhe ju kthehet buzëqeshja në fytyrë, para se të kalojnë nëpër portalin të ndezur në formë diamanti (Diamonds are Forever), ku do të mbeten përjetësisht.

Kënga është kënduar edhe nga interpretues të tjerë dhe është përdorur në më se 100 versione dhe mostra të saj në remixe të ndryshme në shumë gjuhë dhe zhanre të muzikës që kanë korrur sukses dhe kanë qenë në majat e dance top listave botërore.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në vitin 2005, grupi australian i rokut Youth Group u kontaktua nga producentët e serialit televiziv amerikan The O.C. për të regjistruar një version të këngës Forever Young.

Në vitin 2009, reperi amerikan Jay-Z publikoi një version të ripunuar të këngës së vitit 1992, të interpretuar nga Wayne Wonder, për albumin e tij “The Blueprint 3”. I rititulluar Young Forever, versioni rap i Jay-Z arriti në vendin e 10-të në Mbretërinë e Bashkuar.

Në vitin 2019, grupi suedez Undressd publikoi një version të këngës, duke arritur në vendin e 40-të në Sverigetopplistan, listën zyrtare të këngëve suedeze.

Po në vitin 2019, Frederick Lloyd, nën pseudonimin e tij Ursine Vulpine, regjistroi një version të ri të këngës, i cili u përdor në trailerin e filmit Gemini Man (2019) si dhe në videolojën New World (2021).

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në fund të vitit 2019, një version i këngës, i interpretuar nga kantautori amerikan Andrea von Kampen, u regjistrua për reklamën e Krishtlindjeve të Hafod Hardware.

Në vitin 2023, këngëtarja amerikane Anastacia publikoi versionin e saj të Forever Young në albumin Our Songs. Në Vitin 2020 Britanikja Becky Hill e ka ripërpunuar këngën për të mbledhur para për FareShare, duke dhuruar 10 për qind nga çdo shkarkim për këtë organizatë bamirëse të ushqimit. Ajo tha në llogarinë e saj në Twitter: “Përgjithmonë e re” është më shumë se thjesht një reklamë dhe një këngë e bukur e Krishtlindjeve. Të paktën 10 për qind nga çdo shkarkim shkojnë për një kauzë të madhe. Asnjë fëmijë nuk duhet të jetë i uritur.” Në tetor 2024, u publikua një version me DJ dhe producent David Guetta dhe këngëtaren Ava Max, me vargje të reja.

Anastacia – Forever Young (Your Songs | 2023)

Versioni origjinal i “Forever Young” u bë viral në platformën e ndarjes së videove TikTok  Më 7 tetor 2024. Max performoi versionin e zgjeruar të versionit të këngës së Guetta në Ibiza, Spanjë së bashku me Guetta. Më 14 tetor ajo publikoi njoftimin zyrtar për publikimin e saj. Kënga frymëzoi mbi 3 milionë krijime të TikTok.

“Forever Young” vazhdon të jetojë në epokën digjitale, duke u përdorur në videot e TikTok për disa vite si pjesë e një tendence virale në rritje të shpejtë. Kjo tendencë gjen përdoruesit që lidhen me vargjet e pavdekshme të këngës (“Përgjithmonë i ri / Dua të jem, përgjithmonë i ri”), ndërsa ndajnë video mbi tema që të shqetësojnë dhe bëjnë të reflektosh.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Videot janë aq të larmishme, sa vetë trendi është i vështirë për t’u përcaktuar saktësisht. Ato janë përdorur në mënyra të ndryshme krijuese, përfshirë video homazhe për figura publike të ndjera apo të dashurit e humbur, duke prekur temën e vdekshmërisë që kënga trajton. Megjithatë, është përdorur gjithashtu në kontekste më pozitive, ku të rinjtë në TikTok angazhohen në momente gëzimi dhe argëtimi, ose ku njerëz të moshuar festojnë vlerën e të jetuarit në momentin e tashëm.

Në vitin 2023, një përdorues i TikTok krijoi një video me ekran të ndarë, duke krahasuar versionin e ri dhe më të vjetër të nënës së tij, duke evokuar në këtë mënyrë edhe temën e rinisë së përjetshme që kënga përcjell. Përdoruesit e kanë shoqëruar këngën edhe me pamje të vjetra dhe momente nga jeta reale, duke çuar në një ndjenjë nostalgjie dhe soditjeje.

“Ajo prek shumë zemra, shpirtra dhe mendje, sepse duket se i flet çdo brezi,” tha Marian Gold, këngëtari kryesorë i Alphaville, për The Washington Times në 2017. “Ose për çdo problem në botë,” shtoi më tutje ai.

Siç duket, Marian Gold kishte të drejtë për fuqinë qëndruese të këngës. Ajo do të qëndrojë jo vetëm si një melodi që na argëton, por edhe si një kandil paralajmërues për çdo brez – si për sfidat që sjell mosha rinore e secilës gjeneratë, ashtu edhe për rrezikun e një bombe bërthamore, e cila mund t’i ndërpresë jo vetëm të gjitha sfidat, por edhe ëndrrat e njerëzimit./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Kopertina që flet, arti, identiteti dhe historia pas albumeve
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Freddie Mercuri, ikona që lindi në Zanzibar dhe ndriçoi botën e muzikës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Pesha historike e “We Didn’t Start the Fire” nga Billy Joel
TAGGED:Alphavilleforever youngpeopletopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm YouTube ka lajme të mira: Nuk ka më reklama në mes të fjalisë
Artikulli i ardhshëm Çka ka dhe çka mungon nga barnat në QKUK?

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë

80 Shikime
People

Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë

32 Shikime
People

Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?