Fotografi i shquar shqiptar nga komuna e Kamenicës, Arian Mavriqi, do të paraqitet para publikut shqiptar dhe atij austriak me ekspozitën e tij personale për botën e egër.
Artisti dhe mjeshtri i fotografisë, Arian Mavriqi, do të prezantohet para publikut shqiptar me ekspozitën e tij personale, e cila do të mbahet në mjediset e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë, më 09 nëntor 2022, duke filluar nga ora 17:00.
Përveç ekspozitës në Vjenë, fotografi një ekspozitë tjetër do të mbajë në Zvicër në muajin dhjetor, ndërsa në Stockholm të Suedisë do ta mbajë gjatë muajit nëntor.
Ekspozita do t’i shpalosë perlat e Arianit të cilat pasqyrojnë natyrën e bukur të Kosovës dhe vendet turistike, por normalisht edhe botën e egër për të cilën njihet fotografi i shquar./Katror.info