Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj- Gutaj, përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se, fotografi i mirëmjohur prizrenas, Liridon Shala, ka dhuruar 14 fotografi të ekspozites “Zogjtë Thërrasin” për shkollat e Prizrenit.
“Fotografi të këtij kuadri transmetojnë kulturë, japin njohuri në shumë dimensione.”, ka shkruar drejtoresha, Veselaj- Gutaj.
Ndërkaq autori i fotografive u shpreh i lumtur që veprat e tij do të zënë vend në shkollat e Prizrenit.
“I lumtur qe fotografite e ekspozites “Zogjte Therrasin” tashme do te jene pjese e shkollave te Prizrenit.
Faleminderit Drejtorise se Arsimit per mikpritjen si dhe Drejtorise se Kultures se Prizrenit per mbeshtetjen!”, shkroi Shala