Fotografia e vezës së pulës vazhdon të mbetet më e pëlqyera në Instagram, me mbi 56 milionë pëlqime.
Më 2019 kjo foto ishte në garë me një postim të Kylie Jenner e cila në atë kohë kishte më së shumti likes (18 milionë). Qysh nga dita kur llogaria ‘world_record_egg’ tejkaloi pëlqimet e Kylie, ajo vazhdon të mbetet si foto me më së shumti pëlqime në këtë rrjet social.
Libri i Rekordeve Guinness e ka vlerësuar në një postim fotografinë me mbishkrimin se “një vezë u bë postimi më i pëlqyer në Instagram më 2019. Ende mban rekordin edhe kësaj dite me mbi 56 milionë pëlqime”.