Franca ka triumfuar në Festivalin e të rinjve 2023, ndërsa Shqipëria u rendit në vendin e tetë.
Mes 16 këngëtarëve nga 16 vende, për Shqipërinë në ‘Junior Eurovision Song Contest 2023’ performoi Viola Gjyzeli me këngën “Bota ime”. Ajo interpretoi e 13-ta në radhë në gjuhën shqipe.
Zoé Clauzure nga Franca u kurorëzua fituese në bazë të votimit nga juritë kombëtare në të 16 vendet konkurruese. Për herë të shtatë, shikuesit nga e gjithë bota gjithashtu mund të votonin për këngët e tyre të preferuara në dy dritare: Votimi online para shfaqjes, ku votimi bazohej në fragmente të provave, dhe votimi online gjatë shfaqjes, ku shikuesit mund të votonin gjatë 15 minuta pas performancës së fundit.
Juritë kombëtare dhe votimi online përcaktuan secili 50% të rezultatit./Katror.info