Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Suedisë do të luhet në stadiumin “Friends Arena” të Stockholmit më datë 25 mars me fillim nga ora 19:00.
Kjo është ndeshja e gjashtë në histori mes këtyre dy përfaqësueseve, ndër të cilat katër sfida kanë qenë të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror, ndërsa dy të tjerat ndeshje miqësore, përcjell Telegrafi.
Ndërkaq, Shqipëria do të zhvillojë edhe një tjetër miqësore gjatë muajit mars, teksa në ditët në vijim, Departamenti i Komunikimit në FSHF do të publikojë edhe emrin e kundërshtarit, vendin dhe orën e takimit./Katror.info