Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka pranuar fluturaket pa pilot AeroVironment RQ-20 Puma, të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Katror.info
Prokurimi i këtij sistemi është realizuar përmes programit shtet më shtet, të njohur si Foreign Military Sale (FMS), ndërsa pagesa për pajisjet është bërë në vitin 2021.
Fluturaket “Puma”, krahas sistemeve tjera ajrore pa pilot që tashmë ka në dispozicion Forca e Sigurisë së Kosovës, përbëjnë një kapacitet të rëndësishëm për avancimin e aftësive operacionale në këtë fushë.
Ministria theksoi se bashkëpunimi me SHBA në fushën e mbrojtjes po thellohet dhe zgjerohet vazhdimisht, duke kontribuar jo vetëm në zhvillimin dhe modernizimin e ushtrisë sonë, por edhe në arritjen e objektivave të përbashkëta mes dy vendeve./Katror.info.