Numri i futbollistëve shqiptarë në Serie A të Italisë po rritet çdo ditë, raporton Shqip.com.
Me skuadrën e parë të Napolit së fundmi ka debutuar edhe futbollisti i talentuar shqiptar, Daniel Hysaj.
Napoli është duke i kryer përgatitjet në Turqi. Këtë herë trajneri Luciano Spalletti ka zgjedhur që të marrë me vete edhe gjashtë lojtarë nga të rinjtë e Empolit. Mes tyre është qendërmbrojtësi Daniel Hysaj.
Ky i fundit ka debutuar në fitoren e djeshme ndaj Antalyaspor në shifrat 2-3, duke u hedhur në fushën e blertë në minutën e 46.
Mediat italiane e kanë vlerësuar pozitivisht paraqitjen e tij për të vendosur në pah shtatlartësinë dhe fizikun që e karakterizon.
Daniel Hysaj është vetëm 18-vjeç dhe sigurisht, pjesë e moshave të Shqipërisë.
Pjesë e Napolit është edhe kapiteni i Përfaqësueses ë Kosovës, Amir Rrahmani, i cili konsiderohet një ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës./Katror.info