Galatasaray ka shënuar fitore bindëse ndaj Kayserispor me rezultat 6:0, ku nga minuta e parë ka startuar Milot Rashica.
Sulmuesi është duke u treguar shumë i rëndësishëm në këtë sezon për klubin e madh turk.
Ai në ndeshjen e sotme arriti të shënojë një gol të bukur, duke marr topin plot 30 metra prej porte duke shënuar për 2-0.
Milot Rashica’nın golü pic.twitter.com/jBR5cXedya
— gs tayfa arşiv (@gstayfaarsiv) April 14, 2023
Ky ishte goli i tretë i Rashicës në ketë kampionat, ndërsa ka edhe katër asistime.
Galatasaray është lider në Superligën e Turqisë dhe në rrugë të mirë për t’u shpallur kampion./Katror.info