Këngëtarja e njohur Ganimete Jashanica do të festojë 40-vjetorin e krijimtarisë së saj muzikore me një program artistik që do të mbahet më 5 shtator 2025, në Bernicë të Epërme të Prishtinë duke filluar nga ora 20:00.
Organizatorët bëjnë të ditur se ky aktivitet është një mundësi e veçantë për adhuruesit e muzikës së saj që të ndajnë kujtime dhe emocione me këngët, që kanë shënuar disa dekada në skenën muzikore shqiptare.
Në këtë mbrëmje, pritet që Jashanica të sjellë para publikut disa nga hitet e saj më të dashura, duke rikthyer atmosferën që e ka shoqëruar në katër dekada karriere.
Kujtojmë se ky jubile vjen si një homazh për rrugëtimin artistik të saj dhe ndikimin e madh që ka pasur në muzikën shqipe./RTK/Katror.info