katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Delegacioni i Policisë së Kosovës realizon vizitë zyrtare në Kroaci
    7 minutes ago
    Qeveria në detyrë miraton marrëveshje kredie dhe masa buxhetore
    16 minutes ago
    Turneu Ndërkombëtar i Xhudos “Adem Jashari” nis nesër në Prishtinë
    19 minutes ago
    Vendoset gurthemeli i projektit “Hambari i Luginës” në Preshevë
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Fëmijët e Kosovës angazhohen për ajër më të pastër në takimin me AMMK-në
    4 minutes ago
    Australia shpërndan energji diellore falas për qytetarët
    4 hours ago
    Projekti revolucionar i Finlandës: Forcimi i imunitetit të fëmijëve përmes natyrës
    4 hours ago
    Nga Prishtina në Evropë: Sunny Hill përkrah talentet e reja të Kosovës
    13 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si të ndërtojmë një markë të fuqishme, 5 mësime nga Victoria Beckham!
    14 minutes ago
    Publikohet traileri i parë i filmit për Michael Jacksonin
    34 minutes ago
    Publikohet “All natural” nga Rita Ora dhe Yll Limani
    3 hours ago
    Sot nata e dytë e edicionit të tretë të Festivalit të Këngës në RTK
    5 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    3 days ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    2 weeks ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    2 weeks ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse duhet të konsumoni një mango në ditë?
    1 day ago
    Zbuloni përfitimet shëndetësore të pluhurit të kakaos!
    3 days ago
    Pse çokollata po shtrenjtohet?
    4 days ago
    Kombinimi i mjaltit dhe i kanellës sjell disa përfitime
    4 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse fotografimi i Kullës Eiffel natën shkel ligjin e të drejtës së autorit!
    1 hour ago
    Vanuatu: Zyra postare e vetme nën ujë në botë
    2 hours ago
    Holanda, vendi më i sigurt në botë për t’u vizituar në vitin 2026
    22 hours ago
    Aurora Borealis, spektakli që ndriçon natën arktike
    1 day ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Gara për të prodhuar vaksinën kundër kancerit të gjirit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Gara për të prodhuar vaksinën kundër kancerit të gjirit

Last updated: 19/10/2022 6:29 PM
158 Shikime
Shpërndaje
FOTO: Mayo Clinic Health System

Bota sot shënon Ditën Ndërkombëtare Kundër Kancerit të Gjirit. Ndërsa numri i të prekurave me këtë sëmundje shënon rritje, gjithashtu po rritet edhe shpresa për një vaksinë të shpejtë, meqë kompani të ndryshme farmaceutike kanë nisur “garën” për prodhimin sa më të shpejtë të vaksinës që shkatërron qelizat kancerogjene.

Karen Lynch u diagnostikua me kancer gjiri në moshën 44-vjeçare, disa vjet pasi që shumë nga anëtaret e familjes së saj u përballen me sëmundjen. Ajo ka vendosur që t’i bashkohet  një studimi novator në Penn Medicine, ku po trajtohet, për të testuar një vaksinë që potencialisht mund të parandalojë përsëritjen e kancerit të gjirit.

“Ishte vendim i lehtë për t’iu bashkuar eksperimentit kur e dija se mund të ketë një vaksinë që mund t’iu ndihmojë fëmijëve të mi, thotë Linch për britaniken Time.

Mundesh me e lexu edhe…

Vaksinat shpesh quhen mrekullia e mjekësisë moderne për aftësinë e tyre për të forcuar  sistemin imunitar kundër viruseve dhe baktereve që shkaktojnë sëmundje. Meqenëse veprojnë kundër sëmundjeve infektive, pse të mos veprojnë edhe kundër sëmundjeve të tjera që kanë pllakosur prej kohësh njerëzimin, si kanceri?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Të thuash se po punojmë për një vaksinë për të parandaluar kancerin për pjesën tjetër të jetës së njerëzve tingëllon si diçka nga Star Wars,” thotë Dr. Robert Vonderheide, drejtor i Qendrës së Kancerit Abramson në Penn Medicine. “Por nuk është një koncept që është plotësisht i pa eksploruar.”

Vaksinat për kancerin tashmë ekzistojnë. Për shembull, vaksinat e papillomavirusit njerëzor (HPV) parandalojnë në masë të madhe kancerin e qafës së mitrës.

Por shumica e llojeve të kancerit nuk shkaktohen nga viruset, kështu që ideja është që të trajnohet trupi për të njohur qelizat tumorale.

Studiuesit kanë kërkuar mënyra për ta bërë këtë, duke filluar me imunizimin e njerëzve që tashmë kanë zhvilluar kancer, në mënyrë që të reduktojnë rrezikun e përsëritjes. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
FOTO: News Medical

Gjithnjë e më shumë, shkencëtarët po përdorin vaksina për të trajtuar kancerin më herët, dhe ata kanë filluar të shënojnë disa fitore në trajnimin e sistemit imunitar për të sulmuar kancerin e mushkërive, lëkurës dhe veshkave për të parandaluar shfaqjen e tyre përsëri në pacientët e shëruar.

Megjithatë, këto strategji nuk kanë funksionuar aq mirë me kancerin e gjirit. Vonderheide dhe të tjerët po kërkojnë të përdorin vaksinat në funksionin e tyre më të vërtetë: të optimizojnë përgjigjen imune kundër kancerit duke trajnuar qelizat për të njohur tumoret si të huaj. Pasi kjo të ndodhë në kancerin e gjirit, Vonderheide thotë se mund të jetë e mundur që jo vetëm të parandalohen përsëritjet tek njerëzit që kanë pasur tashmë kancer, si Lynch, por edhe të mbrohen njerëzit nga zhvillimi i kancerit në radhë të parë.

Një zbulim i tillë nuk mund të arrihet shpejt, thonë avokuesit e vakinsës kundër  kancerit të gjirit. “Unë u diagnostikova në 1987 dhe nuk u trajtova shumë ndryshe nga ajo që ekziston sot, për sa i përket operacionit dhe kimioterapisë,” thotë Fran Visco, president i Koalicionit Kombëtar të Kancerit të Gjirit. “Po, ka shumë fokus te imunoterapia, dhe kjo është emocionuese nga një këndvështrim kërkimor.

Së fundi dy mjekët e famshëm  që krijuan vaksinën anti-COVID-19 të Pfizer/BioNTech kanë thënë se një kurë për kancerin është e arritshme dhe mund të jetë e disponueshme për pacientët para vitit 2030. Profesorët gjermanë Ozlem Tureci, 55 vjeç dhe Ugur Sahin, 57 vjeç, thanë se derisa shkencëtarët hezitojnë të thonë se një kurë për kancerin është e sigurt, ata kanë pasur ‘përparime’ për të cilat do të vazhdojnë të punojnë në lidhje me këtë vaksinë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ndjejmë se një kurë për kancerin, ose ndryshimin e jetës së pacientëve me kancer, është në dorën tonë“, tha Tureci.

I pyetur nga BBC, se kur vaksinat e kancerit mund të aksesohen nga shumë pacientë në mbarë botën, Profesor Sahin tha: “Ne besojmë se kjo do të ndodhë, madje edhe në një shkallë më të gjerë, para vitit 2030”. 

Ata thanë se zhvillimi dhe suksesi i vaksinës Pfizer/BioNTech kundër COVID-19, ka ndihmuar në punën e tyre për të gjetur një kurë për kancerin./Katror.info

Përgatiti:

Albana Isufi Jashanica
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info
    Siguria në punë nuk është opsion, është e drejtë ligjore!
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info
    Gazetaria konstruktive: Antidoti që na duhet
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info
    The Extraordinary Discovery in Ulpiana – Evidence of Europe’s Common Past
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info
    Izvanredno otkriće u Ulpijani – dokaz zajedničke evropske prošlosti
TAGGED:awarenesscancerlajme të miramonthsciencetophome1vaccine

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Në botë kultivohen mbi 7,500 lloje të ndryshme mollësh
Artikulli i ardhshëm Kalaja e Krujës. Foto: Ionian Sea Ways Përpos detit, çka ofron Shqipëria sipas “Corriere della sera”?
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Fëmijët e Kosovës angazhohen për ajër më të pastër në takimin me AMMK-në

Lajme të mira

Australia shpërndan energji diellore falas për qytetarët

13 Shikime
Lajme të mira

Projekti revolucionar i Finlandës: Forcimi i imunitetit të fëmijëve përmes natyrës

19 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?