Gazeta e njohur italiane “Corriere della sera” ia kushton një shkrim Shqipërisë, duke i përshkruar bukuritë e saj si “thesare të fshehura, që duhen zbuluar”.
Artikulli, i shkruar nga Francesca Masotti, vë në dukje se “ndonëse Toka e Shqiponjave nuk është aq e huaj për italianët, shumë prej tyre janë mësuar ta njohin atë vetëm për plazhet dhe për Tiranën e gjallë, qendrën ekonomike, kulturore dhe tregtare të vendit”. Por, ajo sugjeron se në Shqipëri ka shumë më tepër se kaq për t’u zbuluar dhe ofruar”, shkruan Top Albania Radio.
Ka thesare të fshehura
Normalisht, plazhet ikonë të rivierës të Jonit së bashku me kryeqytetin e gjallë përbëjnë burimin kryesor të tërheqjes për turistët, por i gjithë vendi ballkanik, nga veriu në jug, nga perëndimi në lindje, është një thesar me thesare të virgjëra që ia vlen të vizitohet.

Ka laguna, manastire dhe kuzhinë të pasur
Territori shqiptar fsheh liqene të thella, manastire të lashta, male të shenjta, kështjella, lumenj të pandotur dhe fshatra me shtëpi prej guri, aq të manitshme sa të duket se kanë mbetur të paprekura me kalimin e kohës. Dhe pastaj, ka laguna ku jetojnë kafshë të rrezikuara, bunkerë të rinovuar dhe të shndërruar në ndalesa turistike të paharrueshme, punishte për rikuperimin e zejeve lokale, zona arkeologjike me vlera të paçmueshme dhe një kuzhinë të pasur, ku nuk ke nevojë t’ia ndiesh nevojën kuzhinave më të njohura europiane.

Në brendësi të vendit dhe malet
Shqipëria është një tokë pjesërisht e egër dhe e paeksploruar e pikërisht për këtë arsye, një destinacion i aftë për të kënaqur çdo lloj vizitori. Nga pjesa e brendshme jugore deri te Bjeshkët e Namuna duke kaluar nëpër fshatrat në kufirin verior maqedonas dhe lagunat e bregdetit të Adriatikut, Shqipëria është një surprizë e vazhdueshme.