Edicioni i 13-të i eventit më të madh të arkitekturës në vendin tonë fillon më 15 shtator.
Sikurse në edicionet e kaluara edhe ky edicion do të përmbajë një program të pasur me aktivitete të shumta.
Sivjet do mbahen dy punëtori me fokus në arkitekturën e peisazhit, punëtoria e parë do të udhëhiqet nga: Jean Francois Gauthier, Sylva Atelier, arkitekt i peisazhit nga Brukseli dhe Roterdami.
Kurse punëtoria e dytë do të udhëhiqet nga Dea Buza, Apparat Studio, arkitekte dhe urbaniste nga Prishtina dhe Tirana.
Këto punëtori do mbahen në hapësirat e ICK Kosovës dhe Fondacionit 17.
Sivjet do të organizohen 3 turne, 2 në Prishtinë “Prishtina Alternative” dhe “Prishtina Moderne”, kurse turneu i tretë do vizitoj objektet moderne të Shkupit. Ngjarja kryesore në festival mbetet Ligjëratat Publike që do mbahen më 17, 18 dhe 19 shtator. Ligjëratat e 17 Shtatorit do mbahen në hapësirat e Hajde Fondacionit në Hotel Grand duke filluar nga ora 19.00.
Natën e parë është planifikuar ligjërata e Ilias Papagiourgious, PILA Studio nga Athina, kurse nga ora 20:00 ligjëratë do mbajnë Iryna Miroshnykova dhe Maria Noschenko, Cultural Pavilion, Kiev. Ligjërata e arkitekteve nga Ukraina do pasohet me nje panel diskutimi me arkitekt të ftuar lokal si dhe ata nga Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar. Më 18 dhe 19 shtator ligjëratat do mbahen në hapësirat e Kino Armata. Më 18 shtator në programin e ligjëratave publike të cilat fillojnë nga ora 19.00 jane: Dea Buza, Apparat Studio, Tirana & Prishtine, në 19:45 Jean Francois Gauthier, Sylva Alelier, Bruksel & Roterdam, në 20.30 Simon Hartmann, HHF Architects, Bazel. Më 19 shtator në program janë ligjëratat; në ora 19.00- Erze Dinarama, Kuratore dhe Arkitekte e Paviljonit të sivjetmë të Kosovës në Bienale të Venecias. 19:45 Harald Trapp, AKT+TAT, Vjenë, 20.30 Beatrice Grenier, Fondacioni Cartier per Art dhe Kulture, Paris./ KultPlus.com /Katror.info