Sot, AGK-ja dhe UNKT ndanë çmime për gazetarët që bënë raportimin më të mirë kundër varfërisë për vitin 2022.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, në bashkëpunim me Agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNKT, mbajtën sot edicionin e 17-të, të çmimeve vjetore të gazetarisë për raportimin më të mirë kundër varfërisë.
Këtë vit, në kategorinë “Video-storja e shkurtër më e mirë”, u shpërblye storja e gazetares Doruntina Bylykbashi nga RTV Dukagjini.

Çmimi për audio-storjen më të mirë iu nda gazetares nga Radio Kosova 2, Milena Todorovic.
Çmimi për storjen e shkruar më të mirë iu nda gazetares së Kosovo2.0, Dafina Halili për artikullin “Shkolla fantazmë, shkolla geto e ndërrime të segreguara”.

Teksa, në kategorinë “Dokumentari më i mirë televiziv”, çmimin e fitoi dokumentari “Asgjë për Pakicën”, i gazetarit Diamant Bajra.
- Advertisement -
Për fotografinë më të mirë u shpërblyen fotografi i pavarur, Valdrin Fetahu dhe Adnan Beqiri.
Përveç këtyre çmimeve, me çmim special u shpërblye edhe gazetarja e RTK-së, Majlinda Doda në kategorinë audio storja më e mirë.
Çmimet u ndanë nga UNDP, UN Volunteers, UNICEF, UNOPS, OBSH dhe UNFPA./Katror.info
