Kompania “Skechers”, njoftoi se dy nga drejtuesit e saj e larguan reperin Kanye West, nga selia e saj në Los Angeles.
Siç njoftuan ata, West, erdhi pa paralajmërim dhe pa ftesë, dhe po filmonte pa autorizim brenda ndërtesës. Por ai u largua “pas një bisede të shkurtër”, raporton CNN.
”Sketchers” nuk po shqyrton dhe nuk ka ndërmend të punojë me West”, njoftoi kompania përmes një deklarate.
“Ne dënojmë deklaratat e tij të fundit përçarëse dhe nuk tolerojmë antisemitizmin apo ndonjë formë tjetër të gjuhës së urrejtjes”, thuhet në njoftim.
- Advertisement -
Vizita e West në ”Skechers”, bëhet një ditë pasi ”Adidas”, ndërpreu bashkëpunimin me të dhe shkak janë bërë komentet antisemite të reperit.
Para Adidas-it, edhe shtëpia e modës ”Balenciaga” i dha fund bashkëpunimit me ”Vesta-n”.
Figura e tij u hoq edhe nga muzeu i “Madame Tussauds”.
“Çdo personazh i famshëm meriton vendin e tij në “Madame Tussauds” në Londër, por ne dëgjojmë vizitorët tanë dhe publikun se kë duan të shohin në muze”, thanë ata.
Edhe Forbes, konfirmoi se e gjithë kjo situatë ndikon në pasurinë e West, duke zbuluar se reperi nuk është më miliarder dhe se deklaratat e tij që shkaktuan ndërprerjen e bashkëpunimit me ”Balenciaga” dhe ”Adidas” i kushtuan, dhe se pasuria e tij bie në 400 milionë dollarë./Katror.info