Diamant Salihu, gazetari i njohur hulumtues në Suedi me origjinë nga Kosova, është shqiptari tjetër i nominuar për çmimin televiziv “Kristallen”. Salihu u nominua për emisionin “Bedragarna”, të publikuar këtë pranverë në programin “Uppdrag granskning” të SVT-së.
Salihu në vitin 2023 fitoi çmimi “Raul Wallenberg” në Stokholm. Ai është një gazetar i shquar investigativ me një karrierë të gjatë në mediat më prestigjioze suedeze. Salihu në vitin 2021 u nderua gjithashtu me çmimin e madh të gazetarisë në Suedi në kategorinë Zëri i Vitit.
Përveç gazetarit Salihu, për çmimin “Kristallen” është nominuar edhe aktorja Dodona Imeri. /Katror.info