George Clooney dhe Adam Sandler do të luajnë në një film të Netflix me regji të skenaristit të Barbie, Noah Baumbach, ka konfirmuar Deadline. Baumbach gjithashtu shkroi skenarin për filmin, së bashku me Emily Mortimer.
Edhe pse titulli zyrtar i filmit nuk dihet ende, burimet e World of Reel zbuluan se filmi duhet të quhet Jay Kelly. Po kështu, detajet e përmbajtjes nuk janë konfirmuar, por bëhet fjalë për një film humoristik dhe emocionues për rritjen, i destinuar për të rritur.
Scott Stuber, kreu i Netflix, zbuloi në një intervistë me Collider se filmi është i ngjashëm me komedinë romantike kult Jerry Maguire.
“Noah Baumbach është duke punuar në një film të mrekullueshëm, emocional, të cilin unë do ta krahasoja me Jerry Maguire për mungesë të një analogjie më të mirë, me dy yje të mëdhenj të filmit. Do të jetë emocionues,” tha Stuber.
Baumbach ka një kontratë ekskluzive me platformën e transmetimit Netflix, për të cilën ai realizoi filmat The Meyerowitz Stories, Marriage Story dhe White Noise.
Filmi i Baumbach shënon bashkëpunimin e parë mes Clooney dhe Sandler. Prodhimi i filmit duhet të nisë në fillim të vitit 2024.
Filmi është prodhuar nga Baumbach, Amy Pascal dhe David Heyman./Katror.info