katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Akreditimi – pasaportë për eksport
    2 hours ago
    Nesër hapet panairi i përgjithshëm “Prishtina 2025”
    3 hours ago
    Pse po kërkohet rikthimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale?
    4 hours ago
    Aktori Tom Cruise hyn në librin e Guinness
    4 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Rikthehet gjallëria në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Ulpianë
    16 minutes ago
    Kosova përfaqësohet në Expo Osaka 2025 në Japoni
    2 hours ago
    Nis rinovimi i banesave sociale me energji më efikase në Prizren
    2 hours ago
    Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve çeli sezonin turistik në Korçë
    3 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    1 day ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    2 days ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    2 days ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    4 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    4 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    4 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    5 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    5 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    5 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    7 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: George Orwell – frymëzim i pashtershëm për shumë rock-krijues
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

George Orwell – frymëzim i pashtershëm për shumë rock-krijues

Last updated: 10/09/2023 10:54 AM
326 Shikime
Shpërndaje

Reality show “Big Brother” (Vëllai i madh) është transmetuar për herë të parë në Holandë në 1999 dhe më pas në më shumë se 70 shtete. Termi Big Brother e ka origjinën nga romani i George Orwellit “1984”, një roman distopian, politiko shoqëror dhe tregim paralajmërues nga shkrimtari i botuar më 1949. Tematikisht, ai përqendrohet në pasojat e totalitarizmit, mbikëqyrjes masive dhe regjimit  represiv të njerëzve dhe sjelljeve brenda shoqërisë.

Fytyrat e shumta te “1984” | Foto: The Guardian

Orwell, modeloi në roman shtetin autoritar – Bashkimin Sovjetik në epokën e stalinizmit dhe Gjermaninë naziste, por në një të ardhme të afërt, pra më 1984. Më gjerësisht, romani shqyrton rolin e së vërtetës dhe fakteve brenda shoqërive dhe mënyrat se si ato mund të manipulohen. Para se të ekranizohet në reality show dhe të shndërrohet në një nga ekranizimet më banale në shumë raste vulgare dhe agresive, Big Brother (1984) ka qenë temë direkte ose frymëzim për shumë vepra tjera letrare, filma dhe albume të mirëfillta muzikore.

George Orwell

Gjatë Luftës së Ftohtë krijuesit perëndimorë romanin e merrnin si paralajmërim se në çka mundet të shndërrohet bota, pra në kontroll absolute, torturë, dhe nënshtrim total ndaj diktaturave.

Mundesh me e lexu edhe…

Kosova përfaqësohet në Expo Osaka 2025 në Japoni

Në vitin 1974, David Bowie publikoi albumin Diamond Dogs, (Qentë Diamanti), i cili bazohet në romanin “1984”. Ai përfshin këngët “We Are The Dead” (Ne jemi të vdekurit), “1984”, dhe “Big Brother”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Siç i ka hije një vepre post-apokaliptike, Dogs lindi nga zhgënjimi i mundësive të dështuara. Bowie fillmmisht u përpoq të krijonte një përshtatje muzikore televizive të momentit historik totalitar të George Orwell në 1984 – por e veja e Orwellit, Sonja Orwell nuk i dha leje autoriale.

Pasi që Bowie nuk kishte leje për një ‘muzikal’ të ekranizuar ai vendos të realizojë një album “Diamon Dogs” me temë qëndrore romanin 1984.

David Bowie DIamond Dogs full album

Teksti i këngës “We Are the Dead” pasqyron personazhet e 1984, Winston dhe Julia. Ata krijojnë një dashuri në një botë të mbushur me rrezik për dashurinë e sinqertë në një sistem politik që nuk e lejon atë dhe paralajmëron pjesën tjetër të albumit, me këngën 1984 për banalitetin i cili mund të detyrohet në kushte të caktuara të jetës që përshkruhet në roman. Ndërsa në këngën Big Brother ai përshkruan admirimin e pa rezervë por të detyruar për liderin Big Brother dhe kontrollin e tij mbi çdo veprimi të qytetarëve. Tekstet mund të thuhet se janë pak sa “gotike” dhe muzika shumë inovative për një rock album të asaj kohe dhe atij zhanri.

“Diamond Dogs” ishte një sukses komercial, biografët e Bowie e konsiderojnë atë një nga veprat e tij më të mira, në vitin 2013, NME (Revista prestigjioze muzikore) e renditi atë në një nga albumet më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Në mënyrë retrospektive, Diamond Dogs është cituar si përfundim i një stili muzikor të quajtur Glam Rock dhe si një ndikim në revolucionin e Punk muzikës në vitet pas realizimit të tij.  Është ribotuar disa herë dhe është rinovuar në vitin 2016 për kompilacionin ‘’Who Can I Be Now?’’ (Kush mund të jem tani?)

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“1984 (For Love of Big Brother)” është album, kolonë zanore nga dyshja britanike Eurythmics për filmin 1984, bazuar direkt në romanin George Orwell me të njëjtin emër. Virgin Films e prodhoi filmin për t’u shfaqur në vitin e njëjtë të tij dhe i ngarkoi Eurythmics të kompozonte muzikën për këtë film.

Eurythmics, 1984 (For Love of Big Brother)

Anëtarët e grupit Annie Lennox dhe Dave Stewart punuan thjesht si dyshe për këto regjistrime, pa asnjë kontribut nga muzikantë të tjerë. Muzika ishte në stilin kryesisht elektronik me të cilin Eurythmics kishte gjetur sukses të madh që nga viti 1983, por ishte shumë më eksperimental me disa këngë (më së shumti kënga “Sexcrime”) me përdorimin e mostrave si elektronike si ato etnike.

Vetë Stewart përshkroi disa këngë sikur të dala nga një takimi “Kraftwerk’’, grup elektronik Gjerman me  muzikën e fiseve afrikane. Shumica e këngëve janë instrumentale, titujt dhe tekstet e këngëve rrjedhin nga libri i Orwellit. Dy këngë u publikuan si single nga albumi, “Sexcrime (Nineteen Eighty-Four)” dhe “Julia”. E para ishte hit në top-10 në shumicën e shteteve, ndërsa “Julia” arriti pak sukses komercial dhe e thyen serinë e dyshes prej gjashtë këngësh të njëpasnjëshme në top 10.

Albumi i Radiohead i vitit 2003, “Hail to the Thief” (Përshëndetje për hajdutin) ka një bazë të pamohueshme politike, por kënga “2+2=5” është orwelliane për nga titulli dhe përmbajtja.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
RadioHead – Hail to the Thief full album

Ekuacioni i pakuptimtë 2+2=5, i referohet aftësisë së partisë (në këtë rast edhe shtetit) për të kontrolluar informacionin dhe për të mohuar edhe realitetin objektiv. Teksti i këngës pasqyron situatën nga romani dhe thotë: “A je ëndërrimtar i tillë / Për ta vënë botën në drejtësi,” dhe vazhdon. “Unë do të mbetem në atë shtëpi përgjithmonë / aty ku dy dhe dy bëjnë gjithmonë pesë.”

Pasi grupi Muse më 2009 zbuloi listën e plotë të këngëve për albumin e ardhshëm, mediat morën informacione edhe për konceptin e albumit të ri “The Resistance”. Shumica e këngëve, jo rastësisht, i referohen George Orwell dhe romanit të tij “1984”.

Shumë citime nga romani shfaqen në kompozimet e reja të treshes britanike. Udhëheqësi i formacionit Matt Bellamy vendosi t’i përdorte ato. “Kur lexova librin për herë të parë, u inspirova nga historia e dashurisë së Julie dhe Winston në një sistem të egër politiko shoqëror dhe situatë absurditeti”, ka përshkruar këngëtari përvojën e tij letrare.

Edhe pse romani është shkruar më 1948 dhe i referohet vitit 1984 ai ende mbetet aktual, konsiderohet se shumë elemente që përshkruhen në roman tani më janë bërë realitet në një ose formë tjetër dhe mbetet thesar inspirimi i pashterur për vepra të mëtutjeshme në sferën e artit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

George Orwell e ka ngacmuar mas kulturën e shekullit 20 dhe 21 edhe me romanin paraprak  “Animal Farm” (Ferma e Kafshëve), novelë alegorike satirike. Ngjashëm si “1984” edhe “Ferma e Kafshëve” është platformë e shumë reality show me të njëjtin koncept, skenar për shumë filma dhe inspirim për shumë vepra muzikore.

Romani bën fjalë për një fermë që pushtohet nga kafshët pas një kryengritjeje të tyre kundër pronarit pasi që ishin të mbingarkuara me punë dhe të keqtrajtuara. Me idealizëm flakërues dhe slogane nxitëse, kafshët u nisën për të krijuar një parajsë përparimi, drejtësie dhe barazie. Kjo është fabula satirike më rrëfimtare e shkruar ndonjëherë. Tregimi shpjegon  revolucionin kundër tiranisë për të përfunduar në një totalitarizëm dhe tirani akoma më të tmerrshme.

Në sferën e muzikës grupi Pink Floyd e ka realizuar albumin “Animals” (Kafshët) që i tëri i referohet romanit “Ferma e Kafshëve” nga Orwell. 

Pink Floyd – Animals album

Bazuar lirshëm në fabulën politike të romanit, tekstet e albumit përshkruajnë klasa të ndryshme në shoqëri: derrat e pamëshirshëm despotikë, qentë kujdestarë besnikë të sistemit dhe tufën e deleve, të pamend dhe të dëgjueshme. Ndërsa novela fokusohet në stalinizmin, albumi është një kritikë e kapitalizmit dhe ndryshon në atë që delet përfundimisht ngrihen për të mposhtur qentë se qentë e ruanin sistemin totalitar që e udhëheqnin derrat. Albumi u zhvillua nga një koleksion këngësh të palidhura me njëra tjetrën, por bashkë shndërrohen në një koncept që përshkroi prishjen e dukshme shoqërore dhe morale të shoqërisë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kënga “Dogs” (Qentë), 17 minutëshe i ngjan një simfonie të zhanrit rock me ndryshim të atmosferës, ritmit dhe melodisë. Pjesa instrumentale e këngës përmban disa nga momentet më të mira të kitaristit David Gilmour, si në instrumentin e tij si në këndim edhe pse kitaristi këndon vetëm një vokal kryesor. Performanca e tij në kitarë karakterizohet si “shpërthyese’’. Kënga përmban gjithashtu kontribute të dukshme nga Wright në sintesajzer.

‘’Pigs (Three Different Ones)”- “Derrat (tre lloje të ndryshëm)” me tinguj impresivë nga kitarat blues, linja basi të përpunuara të përcjella nga bateritë dhe sintesajzerat e shprehin muzikalisht tërë fatalitetin e temës së këngës, despotizmin dhe moralin fals të sistemit politik. Nga tre derrat e këngës, i vetmi person real i identifikuar jashtë romanit është Mary Whiteshouse, asokohe aktiviste e moralit nga Londra.

Mural përkujtimor për George Orwell në Southwold Pier | Foto: Cambridge News

“Dele” fillon me një intro relaksuese nga piano elektrike që pasqyron atmosferën e qetë të livadheve, por vazhdon me ritëm shumë tensionues që paraqet tërë stresin e deleve me vargjet, ‘’A je e/I vetëdijshëm për njëfarë shqetësimi në ajër, më mirë ke kujdes, mund të ketë qenë përreth’’.

Kënga përmban një version të modifikuar të Psalmit 23, i cili vazhdon “Zoti është bariu im” me fjalë të tilla si “ai më bën të varem në grepa të hapësirave të larta dhe prapë më kthen në kotele qengji”. Nga fundi i këngës, delet ngrihen dhe vrasin qentë dhe më vonë tërhiqen në shtëpitë e tyre. Wright luajti i pashoqëruar në piano elektrike, pjesë e cila e karakerizon tërë atmosferën dhe tensionin e komponimit.

Tema universale e romanit “Ferma e Kafshëve” vazhdon të rezonojë te krijues të ndryshëm. Te Pink Floyd ka shërbyer edhe si pasqyrim i situatave aktuale në Angli atëbotë./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Kopertina që flet, arti, identiteti dhe historia pas albumeve
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Freddie Mercuri, ikona që lindi në Zanzibar dhe ndriçoi botën e muzikës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Pesha historike e “We Didn’t Start the Fire” nga Billy Joel
TAGGED:David BowieGeorge OrwellletersimuzikepeoplePink FloydpolitikeRadioheadrevolucionrocktopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto: Pinterest E përditshmja kanadeze “Narcity”: Shqipëria me plazhe bruz dhe mot të mrekullueshëm
Artikulli i ardhshëm Autobusët e Trafikut Urban shumë shpejt me Wi-Fi, pagesa e biletës edhe me SMS

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë

87 Shikime
People

Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë

32 Shikime
People

Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?