katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Romani i Jehonë Kicaj “ë” në listën e shkurtër për Çmimin Gjerman të Librit 2025
    8 hours ago
    Valtonen: Shpresojmë që të ketë zgjidhje të bllokadës së Kuvendit dhe qeverisë në Kosovë
    8 hours ago
    KQZ hap aplikimet online për vëzhgues dhe media për Zgjedhjet Lokale 2025
    9 hours ago
    Konferenca rajonale për Fuqizimin e Grave Rurale mbahet në Prishtinë
    10 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Prishtina prezanton linjat e reja të autobusëve për lagjet dhe fshatrat
    9 hours ago
    Dokumentari “4 Çerekët” shfaqet në Festivalin e 5-të të Filmit Sportiv “Prishtina 2025”
    9 hours ago
    Tri vjet Katror Media – Duket pak por flasim për impakt…
    8 hours ago
    Brainobrain Kosova shënon sukses ndërkombëtar
    11 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kush ishte aktori legjendar Robert Redford?
    6 hours ago
    “NOI” triumfon në Greqi – Neritan Zinxhiria fiton sërish ‘Dionisin e Artë’
    11 hours ago
    Tri vjet Katror Media – Duket pak por flasim për impakt…
    8 hours ago
    “Wind of Change” pushton Tiranën, Scorpions ‘ndezin’ kryeqytetin me koncertin në sheshin Skënderbej
    24 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Spotify lejon dëgjimin e çdo kënge falas
    13 hours ago
    Çfarë është platforma e OpenAI që pritet ta sfidojë LinkedIn-in?
    6 days ago
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    2 weeks ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Sa vezë duhet të hamë në ditë?! 
    1 day ago
    Vezët e peshkut, burimi natyral i shëndetit të mirë
    5 days ago
    Është sezoni i tyre, këto janë vetitë shëruese të Shegës
    5 days ago
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    6 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    12 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Seuli vjen me “autobusin e parë ujor”!
    7 hours ago
    Parisi, “pushton” udhëtimet e brezit të ri këtë vjeshtë!
    8 hours ago
    Oktoberfest 2025 dhe Mynihu që shndërrohet në kryeqytetin botëror të birrës!
    1 day ago
    Gryka e Neredimes po shndërrohet në destinacion të ri rekreativ në Ferizaj
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Gërshetim i disa disiplinave të artit në një vend, hapet në Prishtinë festivali ‘Shadows’
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Fun

Gërshetim i disa disiplinave të artit në një vend, hapet në Prishtinë festivali ‘Shadows’

Last updated: 24/06/2023 8:32 AM
139 Shikime
Shpërndaje
Foto: Kultplus
Foto: Kultplus

Në Galerinë e Fakultetit të Arteve në Prishtinë, u hap festivali i Artit Bashkëkohor ‘Shadoës’, festivali i cili ka për qëllim të sjellë  inovacion kulturoro-artistik në skenën Kosovare dhe eksperiencë gjithëpërfshirëse të rrethuar nga ekspozita e pikturave në vaj, instalacioni i artit audio-vizual dhe seri të koncerteve instrumentale.

Në një mbrëmje që kishte bërë bashkë shumë artdashës, publiku pati mundësi të mahnitet fillimisht nga performanca në piano e pianistes së mirënjohur kosovare, Adea Badivuku, e cila njëkohësisht është edhe drejtoreshë organizative e këtij festivali, e më pas të shijojë edhe ndërthurjen e artit dhe muzikës vizuale të ndërthurur me pikturat, instalacion ky nga vëllezërit Gunes dhe Deniz Caglarcan, shkruan KultPlus.

Hapjen e këtij festivali i cili do të sjellë performanca të shumta nga artistë të mirënjohur vendorë e ndërkombëtarw, e  bëri vetë Badivuku, e cila u shpreh e lumtur që ky festival vjen pikërisht në ditët kur shënohet edhe Dita e Muzikës.

Foto: Kultplus
Foto: Kultplus

Mundesh me e lexu edhe…

“Dje ishte dita botërore e muzikës dhe ne jemi mbledhur sot të festojmë me shumë dashuri dhe passion këtë ditë kaq me vlerë për të gjithë ne. Unë ju mirëpres në hapjen e festivalit tonë, festivali i artit bashkëkohor ‘audio – visual shadows’”, tha Badivuku, duke vazduar më pas me performancën e saj në piano, performancë kjo që magjepsi publikun për gati një orë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në këtë performancë, asaj më pas iu shtua edhe violinistja Meriem Badivuku, interpretim ky që u mirëprit shumë nga audienca.

Pas koncertit në Kosovë, ku ajo kthehet pas katër vitesh studime në Amerikë, për KultPlus me emocionesh foli pianistja Badivuku, e cila e cilëson si një moment të papërshkrueshëm, rikthimin e saj para audiencës kosovare.

“Jam shumë e lumtur me e nda këtë eksperiencë me familje, kolegë dhe shoqeri. Ndërkaq, sa i përket festivalit, ndihem shumë e lumtur që projekti qe e kam organizuar është i pari i këtij lloji në Kosovë i cili gërsheton disa diciplina arti në nje vend dhe është një kompozim i tërësishem sa i përket konceptit dhe formës narrative,” shprehet Badivuku, duke shtuar mes tjerash që komentet dhe përshtypjet e audiencës i kanë tejkaluar edhe pritshmëritë e saj.

Foto; Kultplus
Foto; Kultplus

E në këtë mbrëmje, u prezantua edhe instalacioni i vëllezërve Caglarcan, të cilët bënë bashkë artin e tyre dhe sollën një bashkëveprim të shprehjeve të ndryshme të ndjenjave të ndryshme në një instalacion të vetëm.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Piktori Gunes Caglarcan, tha për KultPlus se ndjehet i lumtur për prezencën e tij këtu, e për këtë merita i takon pianistes Badivuku. Ai më pas foli për pikturat e tij, e që të gjitha kanë një të përbashkët, ‘hijet’.

“Koleksioni ‘Shadoë’, është një koleksion i pikturave të mia që unë i kam realizuar tri vite më parë. Në fillim të pandemisë , kur të gjithë po bënin një jetë individuale, larg nga jeta shoqërore, ishte koha kur ne rrinim shumë në rrjete sociale, por nuk e shihnim njëri – tjetrin. Ishte një kohë kur ne po e jetonim jetën tonë dhe po bënim sikur po kënaqemi shumë, porn ë fakt nuk ishte ashtu. Arsyeja pse unë fillova të bëj këtë koleksion, filloi atëherë kur ne humbëm gjyshen tonë në fillim të pandemisë. Unë i thashë vetes sime se pavarësisht që ne dukemi sikur kemi një jetë shumëngjyrëshe, ne jemi të pikëlluar në të njëjtën kohë dhe ndjenja të ndryshme brenda vetes sonë”, shpjegon Caglarcan konceptin e veprave të tij dhe atë që ai gjithmonë dëshiron të shpreh nëpërmjet pikturave të tij.

Kurse muzikanti Deniz Caglarcan shpjegoi mënyrën se si piktura dhe muzika krijuan një lidhje aq të fortë dhe u prezantuan në këtë instalacion që u shfaq mbrëmë para publikut.

“Unë mora idenë e Gunesin në mënyrën se si ai i shpreh ndjenjat e ndryshme dhe i përdora në muzikën vizuale. Në këtë instalacion kam shprehur pamje të ndryshme që ne i shohim për çdo ditë”, theksoi mes tjerash Caglarcan.

Ndëkaq, festivali ‘Shadows’, i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të mbahet në galerinë e Fakultetit të Arteve nga 22 deri më 28 qershor./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “Wind of Change” pushton Tiranën, Scorpions ‘ndezin’ kryeqytetin me koncertin në sheshin Skënderbej
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Pse gjithnjë e më shumë njerëz po iu shmangen lajmeve negative?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Owen Cooper i serialit “Adolescence” fituesi më i ri në historinë e çmimeve Emmy!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kthimi i lulediellit në Kosovë
TAGGED:Festivali 'Shadows"FunPrishtineSkena Artistiketop2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm “Këndova para 70 mijë spektatorëve”, artistja shqiptare që doli më e mira mes 135 shteteve
Artikulli i ardhshëm Foto: Shqip News Karateisti nga Kosova, Alvin Karaqi e shpall Shqipërinë kampione në Lojërat Evropiane

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

FunUdhë

Shqipëria “virtuale”, magnet për turistë nga e gjithë bota

30 Shikime
Fun

Shtyhet publikimi i filmit të ri të “Shrek” për në 30 qershor 2027

22 Shikime
Fun

Art, muzikë, trashëgimi dhe modë – Rekomandimet e Suzanne Podcast për këtë javë!

45 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?