Sportistja e njohur shqiptare, Geta Beqa, ka fituar kupën e artë në kampionatin e Federatës Ndërkombëtare të Bodybuildingut dhe Fitnesit në Balkan (IFBB).
Edhe më parë Beqa është shpallur kampione e botës në kategorinë “wellnes” dhe fituese e dy medaljeve të tjera duke u shpallur edhe “Kampione e Mesdheut”.
Ajo është komentuar shpesh për stilin e saj të jetës dhe punën që ka bërë për transformimin e shumë trupave të estradës.
Po ashtu, ajo ka fituar medalje të arta brenda një nate në dy disiplina “Woman’s wellness Open” dhe “Master Woman’s Wellness 35 years Over”, përcjellë KosovaPress.
Këto tri suksese të njëpasnjëshme konfirmojnë se Beqa e ka marrë seriozisht punën e saj në bodybuilding dhe se nga ajo priten edhe suksese të tjera. /Katror.info