Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani i cili ishte raportuar i zhdukur të dielën e 27 prillit. Ai është gjetur shëndosh e mirë. Lajmi u bë i ditur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH).
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka theksuar se peracioni i kërkim-shpëtimit në Gjilan ka përfunduar me sukses.
“Fëmija është gjetur dhe është i sigurt. Falënderojmë të gjithë qytetarët, vullnetarët dhe institucionet që u mobilizuan dhe na përkrahën në këtë mision. Bashkë treguam edhe një herë fuqinë e solidaritetit dhe përkushtimit”, thuhet në njoftim.
Edhe familjarët kanë njoftuar për gjetjen e Alp Krasniqit, i cili ishte zhdukur nga shtëpia rreth orës 15:30 të dielën.
Pas thirrjes për ndihmë, autoritetet lokale, përfshirë policinë dhe grupet vullnetarë të kërkimit-shpëtimit, nisën menjëherë kërkime intensive në terren, duke përdorur edhe dronë për të pasur një pamje më të gjerë të zonës dhe për të rritur shanset për ta gjetur.
Gjatë kërkimeve pa hezitim ishin angazhuar edhe shumë qytetarë të zonës./Katror.info