Në TikTok janë përhapur shumë video ku përdoruesit hapin kutitë e telefonave legjendarë që sapo kanë blerë.
Nuk është befasuese që brezat e rinj përpiqen të rikthejnë disa trende të vjetra mode, por edhe pajisje retro.
Trend-i Y2K ka dominuar në modë për një kohë, ndërsa sa i përket teknologjisë, shumë anëtarë të gjeneratës Z kanë rilajmëruar popullaritetin e ashtuquajturve telefona “budallenj” (feature phones), të cilët i përdorin bashkë me smartfonët kur kanë nevojë për një pushim nga jeta e përditshme në internet.
Tani po përpiqen të ringjallin edhe BlackBerry-n, modeli i fundit i të cilit u prezantua në gusht të vitit 2020.
@shozi_055 My phone addiction is getting way too out of hand, I’m trying to take my life back #fypviralシ ♬ original sound – NOLSTALGIC SOUNDS
Edhe pse mund të blihet ende, sot BlackBerry nuk funksionon më plotësisht si dikur. Por duket se kjo aspak nuk i shqetëson gjeneratën Z, përkundrazi.
Së fundmi, TikTok-u është mbushur me video ku përdoruesit hapin BlackBerry-t e sapo blerë.
Ata theksojnë se, edhe pse shumica e funksioneve nuk janë më të disponueshme, funksionet bazë si dërgimi i SMS-ve vazhdojnë të funksionojnë dhe kjo u mjafton plotësisht.