Gjermania është shpallur kampion i Evropës në basketboll, pasi e mposhti Turqinë në një finale dramatike të EuroBasket 2025, me rezultat 83:88.
Edhe pse turqit kishin epërsi pas pjesës së parë 46:40, gjermanët reaguan fuqishëm në pjesën e dytë, duke përmbysur gjithçka në çerekun vendimtar që e fituan 16:22, për t’u stolisur me medaljen e artë.
Lojtari më i dalluar te Gjermania ishte Isaac Bonga me 20 pikë, pesë topa të kthyer dhe tre asistime, ndërsa për Turqinë nuk mjaftoi paraqitja e shkëlqyer e Alperen Sengun me 28 pikë.
Dy lojtarët me origjinë shqiptare, Erxhan Osmani dhe Kenan Spahiu, patën paraqitje të zbehtë, duke kontribuar me pak pikë secili.
Me këtë triumf, Gjermania shkruan historinë duke fituar një tjetër titull madhor në basketbollin evropian./Katror.info