Përpara ditëlindjes së tij të 15-të, Google Chrome po merr një pamje të rifreskuar, bazuar në gjuhën e dizajnit Material You të njohur për përdoruesit e Android.
Google Chrome në desktop merr një pamje të rifreskuar bazuar në gjuhën e dizajnit Material You. Ndryshimi i dizajnit vjen përpara ditëlindjes së 15-të të shfletuesit të njohur të internetit.

“Ne kemi rifreskuar ikonat e Chrome me fokus te lexueshmëria dhe kemi krijuar paleta të reja ngjyrash që plotësojnë më mirë skedat dhe shiritin e veglave tuaja. Këto tema të reja dhe ngjyra të ndryshme mund t’ju ndihmojnë të dalloni profilet me një shikim, si për shembull një llogari biznesi dhe atë personale.” tha nënkryetarja e Chrome, Parisa Tabriz.
Ajo gjithashtu theksoi se përdoruesit do të vërejnë disa përmirësime të tjera që e bëjnë më të lehtë përdorimin e Chrome, si një menu gjithëpërfshirëse për qasje më të shpejtë në shtesat, një përkthyes, një sistem për menaxhimin e fjalëkalimeve dhe të ngjashme, shkruan Katror.info.
Ndryshimet vizuale tashmë do të vijnë në javët në vijim./Katror.info