Google e ka mbyllur projektin, i cili nga brenda njihej si “Iris”, dhe ishte nisur për të krijuar syze për realitetin e shtuar (AR), raporton Business Insider.
Gjiganti i teknologjisë ka punuar në zhvillimin e syzeve për disa vite, por thuhet se ka ndaluar zhvillimin e Iris pas pushimeve të shumta nga puna dhe riorganizimit në kompani në muajt e fundit.
Një tjetër arsye e rëndësishme, që çoi në këtë vendim të Google, është largimi i Clay Bavor nga kompania, ish-kreu i AR dhe VR.
Për më tepër, Google ndryshonte vazhdimisht strategjinë për syzet Iris, gjë që ishte një burim zhgënjimi për anëtarët e ekipit që punonin në projekt, shkruan Katror.Info.
Informacioni, i cili ishte i disponueshëm në vitet e mëparshme, sugjeroi që Google mund ta lëshonte këtë pajisje AR në vitin 2024. Syzet Iris Ar ishin menduar të dukeshin si një palë syze klasike.
Edhe pse kompania ka ndaluar së punuari në harduerin e saj AR, vihet re se Google nuk po heq dorë nga ambiciet e saj AR. Në vend të harduerit, Goofle vendosi të fokusohet në krijimin e një ekosistemit “Android për AR”.
Plani i Google është të aplikojë të njëjtin model biznesi që përdor për platformat e tij celulare dhe të licencojë softuerin e tij AR për prodhuesit. / Katror.info