Futbollisti argjentinas Lionel Messi bëri debutimin e tij në aktrim duke u shfaqur në serialin e Disney-t “Los Protectores”, dhe rrjetet sociale u vërshuan me reagime për rolin e tij të ri.
Messi u shfaq në sezonin e dytë të serialit argjentinas “Los Protectores”, duke luajtur veten. Seriali ndjek jetën e tre menaxherëve të futbollit që përpiqen të dalin së bashku nga një situatë e vështirë financiare.
Prej disa javësh, fansat e argjentinasit po presin me padurim premierën e sezonit të dytë të “Los Protectores”.
Ekipi i lartpërmendur i menaxherëve viziton yllin e futbollit në Paris dhe propozon një projekt që synon të mbështesë lojtarët e rinj që po hedhin hapat e tyre të parë në rangjet e ulëta të klubeve të ndryshme. Kjo ide i intereson Messit, por gjithçka shkon drejt greminës kur të ftuarit fillojnë ta ngacmojnë me kërkesa për foto dhe mbi të gjitha kur tentojnë t’i ofrojnë një punë.
Paraqitja e Messit në serial ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.
Reagimi i zemëruar i Messit në serial ka kujtuar disa detaje të ndodhura pas ndeshjes çerekfinale të Kupës së Botës në Katar kur ai u përplas me futbollistin holandez Wout Weghorst. Me atë rast, Messi i tha holandezit: “Qué miras, bobo?”, që do të thotë: “Çfarë po shikon, budalla?”. / Katror.info