Konkurrenca në tregun e AI po nxehet dhe që nga marsi Google ka chatbot-in e tij Bard në këtë fushë, i cili është i disponueshëm në 180 vende.
Sidoqoftë, Bard nuk është i disponueshëm në Bashkimin Evropian dhe duket se Google do të duhet të vonojë lëshimin e chatbot-it të tij të AI në BE pasi rregullatori kryesor bllokoi lëvizjen për shkak të shqetësimeve në lidhje me privatësinë e përdoruesit.
Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave ka vënë në dukje se gjigandi i teknologjisë ka dhënë informacion të pamjaftueshëm se si Bard synon të mbrojë privatësinë e përdoruesve në Bashkimin Evropian.
Rregullatori irlandez është në fazën e “ekzaminimit dhe kontrollit” të Bard, por është e qartë se mjeti gjenerues i AI i Google nuk do të dalë në BE këtë javë, siç ishte planifikuar më parë, shkruan Katror.info.
Është interesant fakti se konkurrenti i Google në këtë fushë, kompania OpenAI, arriti të publikojë chatbotin e saj ChatGPT në Bashkimin Evropian, por edhe ajo po përballet me probleme.
BE-ja ka një grup pune që heton ChatGPT, si dhe Bing AI të Microsoft-it dhe produkte të tjera të këtij lloji, dhe është e qartë se Bashkimi Evropian nuk qëndrim aq favorizues ndaj sistemeve të AI sa rregullatorët në Shtetet e Bashkuara. /Katror.info