Këtë sezon turistike Shqipëria ishte ndër vendet kryesore, si destinacion i shumëkërkuar i turistëve.
Shkaku i bumit turistik erdhi edhe nga marketingu i madh që iu bë Shqipërisë nga revistat dhe gazetat më të njohura të botës, si The Telegraph, The Guardian e The New York Times.
Së fundmi, të dhënat e Google e rendisin Shqipërinë si vendin e tretë sa i takon destinacioneve turistike me rritjen më të madhe në këtë sezon turistik që lamë pas.
“Edhe sipas të dhënave nga vetë GOOGLE, Shqipëria renditet e treta sa i takon destinacioneve me rritjen më të madhe të këtij sezoni turistik, ndërsa Tirana jonë e dyta që lë pas plot prej qyteteve të stërkonfirmuara prej dekadash në turizëm”, njoftoi Kryeminsitri i Shqipërisë Edi Rama./Katror.info