Kompania teknologjike Google ka lansuar një version eksperimental të motorit të tij të kërkimit me inteligjencë artificiale.
Ky version i ri është i disponueshëm vetëm për abonentët e Google One AI Premium, raportoi të mërkurën Reuters, transmeton Koha.net.
“Kemi dëgjuar nga përdoruesit se duan përgjigje të AI-së për më shumë nga kërkimet e tyre,” tha Robby Stein nga kompania.
Google One AI Premium mund të përdoret pas një pagese prej 19,99 dollarësh në muaj dhe ofron qasje të veçantë në disa veçori të AI-së.
Me modalitetin AI, përdoruesit shohin përmbledhje më gjithëpërfshirëse të inteligjencës artificiale me vegëza për faqet e cituara të internetit. /Katror.info
Përgatiti:
