Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka i realizoi dy gola brenda tre minutave në ndeshjen e së dielës, kundër Wolves.
Aktualisht, Arsenali po udhëheq me rezultat 2:0, ndërsa Xhaka realizoi në minutat 11-të dhe 14-të.
Në golin e parë, Xhakës realizoi me kokë pasi u asistua nga Gabriel Jesus, ndërsa të dytin e shënoi pasi një gabimi në zonën e mbrojtjes së ekipit mysafir.
Granit Xhaka bëri dje paraqitjen e 297-të dhe finale me fanellën e Arsenal.
Çfarë historie e mrekullueshme ishte kjo për Granitin.
Nga një lojtar i kritikuar nga e gjithë tifozëria e klubit në mbarë botën, duke rikthyer gjithçka me punë në favorin e tij, për t’u bërë nga të preferuarit e tifozëve.
Sezoni i tij final doli të jetë më i miri nga 7 sezonet e tij me londinezët, duke e lënë tani klubin si një Hero, apo edhe si një legjendë!
Një storie inspiruese e motivuese, për çdo futbollist, se si me punë e përkushtim gjithçka mund të arrihet./Katror.info
ارسنال الاول — تشاكا pic.twitter.com/KxmvPh5ivi
— Ibrahim (@ik4662) May 28, 2023