Futbollisti i Zvicrës me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka është shpallur sot lojtari më i mirë i vitit 2022 nga Federata e Futbollit të Zvicrës.
Të hënën është mbajtur ceremonia “Swiss Football Night”, ndërsa Xhaka në konkurrencë ka mposhtur portierin e Bayern Muenchenit, Yann Sommer dhe mbrojtësin e Manchester Cityt, Manuel Akanji.
Ramona Bachmann është shpallur futbolliste e vitit./Katror.info