Tema e sivjetshme e Growth Tank do të jetë Inteligjenca artificiale dhe ndikimi i saj në punën e përditshme të marketerave digjital.
Growth Tank është hapur zyrtarisht më 10 nëntor (sot), në hapësirë e Klan Arenës në ora 10:30 nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Këtë vit Growth Tank përbëhet nga disa panele diskutimesh, prezantime dhe punëtori, shkruan Telegrafi.
Konferenca do të zgjasë dy ditë, më 10 dhe 11 nëntor.
Ditën e parë do të jenë ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas të eksplorojnë tema të tilla si “Krijimi në botën e Inteligjencës Artificiale”, “Planifikimi i sezonit festiv në marketing”, “Impakti i Inteligjencës Artificiale në platformën Meta”.
Ndërsa 11 nëntori është dita e punëtorive, që do të mbahen në Innovation Center of Kosova, me ç’rast marketerët do të kenë mundësi të mësojnë konkretisht se si të përdorin Inteligjencën Artificiale për organizimin dhe krijimin e fushatave digjitale. /Katror.info