Gruaja me më shumë “piercing” në botë ka deklaruar se ka për qëllim që të ketë 20 000 të tilla në trupin e saj.
Elaine Davidson është e mbuluar nga koka te këmbët me mbi 15 000 “piercing”, që peshojnë në total 3 kg. Për arritjen e objektivit të saj, i duhen edhe 3000 të tjerë.

E lindur në Brazil dhe me banim në Skoci, ajo thekson se është mësuar me komentet negative të njerëzve për pamjen e saj të jashtme.
Sa i përket arsyes pse ka vendosur të ketë kaq shumë “piercing”, Elaine shpjegon: “Që kur isha e vogël, doja të isha pjesë e rekordeve Guinness. Ka qenë ëndrra ime”.

Në maj të vitit 2000, ëndrra e gruas u bë realitet, duke u zyrtarizuar si njeriu me më shumë “piercing” në botë. Atëherë, ajo kishte vetëm “piercing”.