katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    15 hours ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    16 hours ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    2 days ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    2 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    15 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    15 hours ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    16 hours ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    15 hours ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    1 day ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    1 day ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    3 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    4 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    4 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    6 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Grupi 403 dhe ’80-tat e rokut në Kosovë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Grupi 403 dhe ’80-tat e rokut në Kosovë

Last updated: 02/09/2023 9:13 AM
207 Shikime
Shpërndaje
Foto: Hektor Gjurgjiali
Foto: Hektor Gjurgjiali / Facebook

Janar, 2003

Përshtypja e parë që krijohet kur dëgjon CD-në e grupit “403”, të edituar pak ditë para se viti 2002 përfundoi, është që ne, brezi të cilit i takojnë edhe 403-shat, i kemi së paku 100 vjet jetë!

Kjo përshtypje nuk duket fare teprim kur dihet sa shumë vdekje kemi parë në jetën tonë.

Mundesh me e lexu edhe…

Temperatura të larta sot në Kosovë

Po flas për vdekjen e një sistemi (komunist), të një rendi ndërkombëtar (të Jaltës a “Luftës së Ftohtë”), të një shteti (RSFJ-së), të një okupimi (të Serbisë).

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

I ndjeri profesor [Fehmi] Agani, në ato çastet e fundit të Konferencës së Rambujesë, në episodin e marsit në Paris, kur përmendej rreziku që Serbia – në momentet e nisjes së fushatës së Paktit NATO – të fillojë me vrasjen edhe të anëtarëve të delegacionit të Kosovës, me atë sensin e tij të njohur të humorit i cili nuk e braktiste edhe atëherë kur ishte më së vështirë, na pat thënë: Edhe nëse vdes, do të kam çfarë t’i tregojë Zotit. Të jesh dëshmitar i vdekjeve të tri Jugosllavisë, nuk është pak.

Midis marsit ’81 dhe korrikut ‘90

Në të tetëdhjetat, kur në Kosovë u krijua një rok-skenë e qëndrueshme, ishte vështirë të paramendohet që për një duzinë vjetësh Evropa dhe bota do të ndryshojnë aq shumë.

Gjithçka rreth nesh dukej e amshueshme: Prej zymtësisë politike dhe kulturore, një paperspektive individuale, një establishmenti politik që s’dinte të gjendej fare në ato rrethana, komunizmit si rend shoqëror që nuk do të ndryshojë dot, Jugosllavisë si shtetit i cili dukej kobi i shqiptarëve. Në atë ambient ngulfatës kishte fare pak oaza ajri ku mund të merrje frymë më lirë. Njëra prej tyre ishte roku. Ishte një lloj strehimoreje prej letre dhe ne e dinim mirë këtë. Më kujtohet që me një rast fqinji im serb kishte lëshuar me të madhe radion ku transmetohej njëri prej “Mitingjeve të vërtetës”, të cilat njëmend ishin të tilla. Aty, ai askund më parë, tregohej fytyra e vërtetë e një regjimi dhe e një populli. Në atë pafuqinë time, i vura altoparlantët në dritare dhe lëshova The Sisters of Mercy.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Roku kosovar i të tetëdhjetave do të zhvillohet në mes dy gurëve kufitarë të cilët shënojnë, për Kosovën, dy çaste sipërore në historinë e re: 11 marsin e vitit 1981 dhe 5 korrikun e vitit 1990. Në marsin e 81-shit, Republika e Kosovës rrokullisej si kërkesë rrugëve të Prishtinës dhe të Kosovës. Në korrikun e 90-tës, ajo kishte zënë vend në Kuvendin e Kosovës.

Rok-ngjarja e fundit në platonë e Pallatit të Rinisë (atëbotë Qendrës “Boro e Ramizi”) u shënua më 5 korrik 1990. Nëse nuk harroj, ishte Migjeni (Kelmendi) me “Gjurmët”.

Ajo natë Prishtinën e kishte zënë me Kuvendin e suspenduar nga Serbia, pa televizion, pa radio, me një ankth i cili ishte futur në secilin prej nesh. Teksa dëgjohej refreni “Më trego si të bëhem hero …”, secili prej nesh përballej me dy konkludime: I pari ishte më i lehti, i bërjes-qejf-vetit që e tëra do të kalojë së shpejti, që bota tashmë do ta shohë sa janë të vrazhdë ata e sa jemi viktima ne. I dyti ishte më i vështiri dhe më reali: Nuk kemi ku të kthehemi prapa, kemi shpallur republikën, duhet ta jetësojmë me çdo kusht, pa marrë parasysh çmimin.

Më 2 korrik të vitit 1999, dhjeta-mijëra shqiptarë për herë të parë shënuan të lirë, rrugëve të Prishtinës, Ditën e Republikës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sizifi dhe Stonesat

Roku në Kosovë, deri në këto ditët e reja të pasqershorit të vitit 1999, ka pasur fare pak gjasa të mbijetojë. Të thuash, gjithçka ishte kundër tij. Të gjithë ata që i druanin ndryshimeve, mendonin që me një këngë, me flokë të gjata, me farmerka dhe me zhurmë altoparlantësh mund të prishet një rend (shtetëror, shoqëror, kulturor etj.), të cilit qëmoti i kishte skaduar afati i përdorimit. Rok-artistët shiheshin para së gjithash si rebelues, narkomanë, mbase edhe fundërrina. Ata, në anën tjetër, e dinin mirë që roku në Kosovë nuk mund të jetë biznes, që prej tij, këndejpari, nuk mund të jetohet (me fitime të majme) dhe as të vdiset (nga droga dhe fama). Të paracaktuar për dështim, ata, e dinin që këtu gurët më tepër kanë të bëjnë me Sizifin se sa me Stonesat. Megjithatë, atyre nuk ju durohej pa bërë pak zhurmë, sa për t’i thënë vetes dhe dëgjuesve që qetësia kosovare ishte një rend që po kalbej dita më ditës.

Rok-këngë dhe grupe ka pasur në Kosovë edhe para të tetëdhjetave. MAK-u i Haki Misinit madje fitonte shpërblime edhe në Akordet e Kosovës me folk-rokun, i cili i qepej trendit të hapur në ish-RSFJ-në nga Bijelo Dugme. Megjithatë, tek në të tetëdhjetat, nën ndikime të ndryshme të rokut (prej new wave-t deri te hard rock-u), këtu vendoset një rok-skenë me grupe të cilat do të qëndrojnë për vite, apo edhe për decenie (si “Minatori” i Naser Gjinovcit dhe Mufail Limanit).

Natyrisht, këtu nuk kam pretendime të bëj farë rekapitulimi të rokut kosovar në vitet e tetëdhjeta, i cili pati si përfaqësues më të denjë “Minatorin”, “Ilirët”, “Gjurmët”, “403”-shin, “Seleksionin 039”, “Lindjen” etj. Atëbotë, me fare pak albume dhe më shumë, me xhirime në RTP, këto grupe mundoheshin të dëshmojnë se në Kosovë mund të mbijetojë roku.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Rok-autorët e atyre viteve, zatën, si të gjithë ne të tjerët, për shkak të censurës e kishin vështirë të artikulojnë sinqerisht ndjenjat e tyre për kohën dhe për njerëzit. Me një metaforë, me një varg të ndërlikuar, me një porosi të fshehur, të mbështjellë me një mori vargjesh të kota, ata përpiqeshin “të thonë diçka”. Në fundvitet e tetëdhjeta, kur këtu u rrënua një sistem i rremë dhe u imponua okupimi i vërtetë, në atë periudhën tranzitore në pranverën e vitit 1990, rok-autorët si edhe të gjithë ne të tjerët, nisën të flasin pa dorëza (dhe me grushta të ngritur në shenjë revolte), për të keqtë që na kishte futur në thellësitë e honit. Kishte flirt me muzikën popullore (te “Minatori”, “Ilirët”, “Gurmët”), për të dëshmuar që roku dhe atdhetaria nuk janë në kundërshti, apo, për të depërtuar më lehtë në masë.

Pastaj, në vijim të 5 korrikut të përmendur, roku në masë të madhe ishte i margjinalizuar, tek tuk me ndonjë grup dhe ndonjë këngë të mirë.

Pas luftës, në Kosovë kemi gjithçka dhe çdo gjë. Edhe në rok dhe pop.

Udhëtimi në të kaluarën

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Grupi “403” na dhuroi këto ditë CD-në e tyre e cila meriton të cilësohet si njëri ndër dy-tre albumet më të mira të edituara pas vitit 1999. Ky album ka 15 këngë, gjë që është dukuri shumë e rrallë te ne, ku zakonisht, të ashtuquajturat albume kanë tetë këngë. Është e vërtetë që në mesin e këtyre 15 këngëve ka shumë prej atyre që “403”-shin e kanë bërë grup shumë të rëndësishëm të të tetëdhjetave. Por, me produksionin e ri të Hektorit (Gjurgjialit), ato përbëjnë një tërësi dhe dëgjuesi i ri krijon përshtypje që albumi, i tëri, është rezultat i tre-katër vjetëve të fundit.

Për ne që jemi mocanikë të Hektorit, Mentorit dhe të tjerëve të “403”-shit, ky album është një udhëtim në të kaluarën, përkujtues i ngjarjeve të shumta të cilat lidhen me këtë apo atë këngë të “403”-shit. Nuk mund të kemi nostalgji për atë kohë, por gjithsesi po për njerëzit, për idetë, për përpjekjet që disi të lëvizen gjërat. Asokohe, “403”-shi dukej rok -grupi më me perspektivë kosovar i cili, për shkaqe të ndryshme, kurrë nuk arriti atje ku meritonte.

Thashë më parë se roku këtu nuk ofronte mundësi për ekzistencë. Rokerët kosovarë, dashur e pa dashur, u shpërndanë nëpër botë dhe nëpër profesione dhe fate të ndryshme.

Kështu, u desh të kalojnë vite të tëra që “403” të ribashkohen dhe të incizojnë këtë album.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ne që duam të shohim albuma të mirëfilltë te rok-grupet tona, mund t’i gjejmë të meta të ndryshme këtij albumi. Ka gabime në bukletin e albumit, në tekste dhe në lekturë. Dikujt mund t’i duket që Hektori, në synimin e tij për një produksion të pasur të këngëve, di edhe ta teprojë, prandaj ato produksionet “e egra” të të tetëdhjetave (në disa këngë) na duken tutje më të bukura se këto të rejat. Megjithatë, në tërësi, ky është një album i shkëlqyeshëm, me këngë të cilat janë të paharrueshme. Ndër këto të rejat, posaçërisht spikaten “Engjujt nuk jetojnë në tokë” dhe “Qyteti im”.

Hektori me shokë, as sot, në rrethana shumë të mira, nuk mund të jetojnë nga roku.

Por, ky album tregon se roku ka jetuar këtu te ne qëmoti.

Ky album i “403”-shit, më parë albumi rekapitulues i “Gjurmëve” dhe “Minatori” me kontinuitetin e prodhimit të albumave, dëshmojnë se Kosova kishte rok të mirë në të tetëdhjetat. /Katror.info

Nga: Blerim Shala (publikuar për herë të parë në Javoren Politike Shqiptare “Zëri”, janar 2003). Marrë nga Telegrafi.

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova mikpritëse e mijëra trupave ushtarake për “Defender 2025”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rama pret liderët evropianë në Tiranë nën tingujt e këngës “Zjerm”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    FPPK dhe KPP Priping nënshkruajnë marrëveshje për Prishtina Open 2025
TAGGED:grupi 403Hektor Gjurgjialikuriozitetlajme të miraRoku ne Kosovetop2Tophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto: Telegrafi Cricket, Ada dhe Ya Nina sjellin këngën e re “Dance for the money”
Artikulli i ardhshëm Foto: People 14 mësime nga Beyonce për paranë dhe suksesin

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të miraNewsletter

Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17

19 Shikime
Lajme të mira

Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore

17 Shikime
Lajme të mira

Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë

18 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?