Pep Guardiola mund të përfundojë te Paris Saint-Germain stinorin e ardhshëm.
Spanjolli mund të largohet nga Manchester City pas shkeljeve financiare që dyshohet t’i kenë bërë Qytetarët.
Manchester City i është referuar një komisioni të pavarur lidhur me shkeljet e pretenduara të rregullave të Premier League midis 2009 dhe 2018. City akuzohet gjithashtu se nuk ka bashkëpunuar që nga fillimi i hetimeve në dhjetor 2018.
Në anën tjetër, kampioni francez duket të mos jetë krejt i kënaqur me Christopher Galtierin, pas eliminimit të beftë nga Kupa e Francës.
Në rast se Lionel Messi e vazhdon qëndrimin në Parkun e Princave, ardhja e Guardiolës do të bënte që dyshja të ribashkoheshin pas 11 vjetësh.
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, kërkohet nga PSG, me të ardhmen e kampionëve të Premierligës nën vëzhgim.
Menaxheri Pep Guardiola ka thënë në të kaluarën se do të largohej për shkak të shkeljes së rregullave financiare – dhe PSG ka një interes të gjatë për trajnerin katalanas./Katror.info