Hana Beiqi dhe Adell Saboviq do ta përfaqësojnë notin e Kosovës në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Të dy notarëve u janë konfirmuar ftesat e univerzalitetit nga Federata Botërore e Sporteve të Ujit, falë më së shumti pikëve të FINA-s gjatë procesit kualifikues.
Beiqi do të garojë në disiplinën 50 metra stil i lirë, ndërsa Saboviq në 100 metra stil i lirë.
Saboviq është me prejardhje nga Peja, ndërsa karrierë ka bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Katror.info